Kardiologji

mar182019

Vdekshmëria pas stentit dhe balonit me paclitaxel. Dy analiza të reja rihapin diskutimin

Dy analiza të reja të udhëhequra nga Eric Secemsky (Qendra Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston), ofrojnë prova kontradiktore mbi lidhjen e mundshme ndërmjet pajisjeve të paclitaxelit dhe vdekshmërisë, për të cilën është diskutuar së fundmi (këtu mund të lexoni shkrimin). Një nga dy studimet e publikuara në "Journal of the American College of Cardiology", nuk ka treguar asnjë provë të tejkalimit të vdekshmërisë në terma afatgjatë pas rivaskularizimit të arteries periferike me stent mjekësor (DES) kundrejt stenteve me metal të zhveshur (BMS) në 51,456 qendra amerikane për shërbimet Medicare dhe Medicaid.

Në fakt, pas një ndjekjeje mesatare prej dy vjetësh, vdekshmëria ka qenë 51.7% për DES dhe 50.1% për BMS. Mungesa e marrëdhënieve midis llojit të stentit dhe vdekjes mbeti e vazhdueshme edhe pas përshtatjes për më shumë variabla dhe mes pacientëve me ishemi kritike ose akute të gjymtyrëve. Edhe puna e dytë, e botuar disa ditë më parë në "JAMA Cardiology", nuk ka treguar rrezik për vdekshmëri të tepërt me stent dhe balon me paclitaxel te 16,560 pacientë përfitues të Medicare, të cilët iu nënshtruan rivaskularizimit të arteries femoro-popliteale.

"Të dhënat tona Medicare duket se mbështesin faktin që kjo marrëdhënie mes barit dhe vdekjes është e paqartë dhe ndoshta, jo shkakësore. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se pacientët tanë duhen informuar për atë që po ndodh", shpjegon Secemsky.

Debati vazhdon dhe së fundi në SHBA është mbledhur një forum për të kuptuar më mirë situatën. Gjithçka ka nisur me studimin e grupit të Konstantinos Katsanos, të Spitalit Universitar të Patrashit në Rio, Greqi, i cili kishte propozuar një meta analizë të 28 studimeve të kontrolluara me përzgjedhje rastësore (RCT) të cilat treguan një rritje të rrezikut relativ të vdekjes nga të gjitha shkaqet me balona dhe stente me paclitaxel prej 68%, duke filluar dy vjet pas operacionit, i cili arriti 93% pas pesë vjetësh.

Një sërë studimesh të mëvonshme nuk arritën të përsërisnin këtë rezultat të vdekshmërisë, por u bënë të njohura disa korrigjime përçmuese të studimeve fillestare mbi produktin, gjë që kontribuoi në ngjalljen e më shumë dyshimeve. Forumi u përqendrua në nevojën për të kryer meta analiza në nivelin e pacientit, me shumë debate mbi qasjet më të mira për analiza të tilla dhe Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, e cila po mbledh të dhëna në mbarë botën, ka njoftuar se së shpejti do t'i përgjigjet meta analizës së Katsanos.


J Am Coll Cardiol. 2019. doi: 10.1016/j.jacc.2019.02.020
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30831175

JAMA Cardiol. 2019. doi: 10.1001/jamacardio.2019.0325
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30747949


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>