Kardiologji

tet262020

Sindroma koronare akute. Pacientët me sjellje armiqësore, kanë rezultate më të këqija

Te pacientët me sindromë koronare akute, një tendencë e zakonshme e sjelljes armiqësore është parashikues i vdekshmërisë për të gjitha shkaqet, por jo i përsëritjes së ngjarjes kardiovaskulare, sipas një studimi të botuar në "European Journal of Cardiovascular Nursing". Tendenca për sjellje armiqësore lidhet me një rrezik në rritje për sëmundje të zemrës dhe aritmi. Deri më tani, janë raportuar rezultate të dyshimta në lidhje me armiqësinë dhe rikthimin ose vdekshmërinë nga sindroma koronare akute dhe për këtë, do të jenë të nevojshme kërkime të mëtejshme", shpjegon Tracey Vitori (Universiteti i Tenesit në Knoksvil), autore kryesore e punimit.

Kërkuesit kanë dashur të përcaktojnë nëse sjellja armiqësore ishte në të vërtetë një parashikues i përsëritjes apo vdekshmërisë nga sindroma koronare akute, duke analizuar të dhënat e 2.321 pacientëve që vinin nga një studim i gjerë klinik i cili ka shqyrtuar një ndërhyrje të projektuar për të reduktuar vonesat në periudhën paraspitalore mes pacientëve që po jetonin një sindromë koronare akute.

Sjellja armiqësore është parë si një tipar i personalitetit që përfshinte të qenët sarkastikë, cinikë, inatçorë, të paduruar apo të irritueshëm dhe është matur në momentin bazë, me Multiple Adjective Affect Checklist (MAACL). Pacientët janë ndjekur për 24 muaj për vlerësimin e një recidive të mundshme të sindromës koronare akute dhe të vdekshmërisë për të gjitha shkaqet. Pjesa më e madhe e pacientëve ishin të martuar (73%), racë kaukaze (97%), burra (68%) dhe kishin moshë mesatare 67 vjeç. 57% e pjesëmarrësve është klasifikuar si armiqësore në bazë të shkallës MAACL. Të qenët armiqësor është një parashikues i pavarur i vdekshmërisë për të gjitha shkaqet (p=0,039), por nuk ishte parashikues i përsëritjes së sindromës koronare akute (p=0,792). Sipas ekspertëve, përmirësimi i sjelljes armiqësore mund të jetë një strategji fitimtare, me një refleks pozitiv mbi rezultatet e kësaj popullsie.

"Sjellja armiqësore është e zakonshme te pacientët me sindromë koronare akute dhe lidhja e saj me rezultatet klinike është e rëndësishme për projektimin e ndërhyrjeve të ardhshme me qëllim përmirësimin e vdekshmërisë që rrjedh nga kjo patologji afatgjatë", përfundojnë autorët.

 

European J Cardiovasc Nursing 2020. Doi: 10.1177/1474515120950913
https://doi.org/10.1177/1474515120950913


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>