Kardiologji

nën92020

Insuficienca kardiake. Trajtimi i ri ndryshon rrjedhën e sëmundjes në fazë të përparuar

Një studim i ri shumëqendror, i sapobotuar në "Circulation" tregon se një trajtim i ri për insuficiencën kardiake mund të ndryshojë përparimin e dëmtimit të miokardit, duke bërë të mundur që zemra të shërohet vetvetiu me kalimin e kohës, pa nevojën e transplantimeve ose trajtimeve të tjera për shpëtimin e jetës. Ekipi i studiuesve në Universitetin Utah Health, i cili nënshkroi artikullin, shpjegon se kjo qasje e re terapeutike, e cila kombinon përdorimin e barnave, me përdorimin e përkohshëm të një pajisjeje ndihmëse të ventrikulit të majtë (LVAD), mund të ndihmojë një grup pacientësh të zgjedhur për të bërë një jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më produktive.

"Për dekada të tëra, transplantimi i zemrës dhe LVAD-i kanë qenë gurët themelorë terapeutikë për insuficiencën kardiake në fazë të përparuar", thotë Stavros Drakos, bashkautor i studimit dhe drejtor i hulumtimeve kardiovaskulare në Universitetin e Utah Health, duke shtuar se kjo qasje alternative duket se është një urë për shërim të zemrës, pa kërkuar transplantime ose LVAD afatgjatë. Në studim morën pjesë 40 pacientë 18-59 vjeç me insuficiencë kardiake në faza aq të avancuara, saqë kërkonin implantimin kirurgjik të një pompe LVAD për të qëndruar gjallë. Në përgjithësi, 40% e subjekteve të trajtuara me protokollin e ri të lidhjes midis LVAD-it dhe barnave të zakonshme kundër insuficiencës kishin një përmirësim aq të madh në shëndetin kardiovaskular saqë bënte të mundur heqjen e LVAD-it.
Por jo vetëm kaq: duke vazhduar ndjekjen, studiuesit zbuluan se 90% e subjekteve ishin ende gjallë një vit pas heqjes së LVAD-it dhe se pas tre vjetësh, mbijetesa ishte 77%, një normë shërimi dukshëm më e lartë se ajo e pritshme për insuficiencën në fazë të përparuar. "Ky studim kurorëzon mbi një dekadë kërkimesh në këtë fushë entuziazmuese, duke hapur rrugën për njohuri të mëtejshme në terapinë e insuficiencës kardiake", përfundon Drakosi.

 

Circulation 2020. Doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.120.046415
http://dx.doi.org/10.1161/CIRCULATIONAHA.120.046415


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>