Kardiologji

mar12021

Frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës tashmë mund të maten përmes realitetit virtual

Në një studim të botuar në "Sensors", revista kryesore ndërkombëtare mbi shkencën dhe teknologjinë e sensorëve dhe biosensorëve, një grup studiuesish nga Politekniku i Milanos demonstroi për herë të parë se është e mundur të përdoren akselerometra dhe xhiroskopë që integrohen në aparate pamore të realitetit virtual, për të matur shenja vitale si frekuenca kardiake dhe ajo respiratore. Aparati punon duke matur mikro-lëvizjet e kokës, gjeneruar në çdo rrahje zemre nga perfuzioni cerebral, jo i dukshëm me sy të lirë, por i perceptueshëm nga instrumenti dhe përmes lëvizjeve të shkaktuara nga aktiviteti i frymëmarrjes, i cili gjithashtu mund të matet në kokë.

Studimi, i kryer në bashkëpunim me Softcare Studios, një kompani e re italiane e angazhuar në zhvillimin e realitetit virtual për t'u aplikuar në mjekësi, parashikonte për çdo pjesëmarrës marrjen e të dhënave në qëndrime të ndryshme (ulur, në këmbë dhe shtrirë), me frymëmarrje spontane ose të kontrolluara përmes frekuencave të njohura të frymëmarrjes, ndërsa ishte vënë aparati i realitetit virtual, në të cilin projektohej një skenar neutral dhe regjistrimi në të njëjtën kohë i një elektrokardiograme, si gjurmë referimi.
"Duke i përpunuar sinjalet në mënyrën e duhur, u mundësua matja e frekuencës kardiake dhe respiratore, gjë që në të ardhmen mund të përdoret për të monitoruar gjendjen e sistemit nervor mbi frekuencën kardiake, në raport me nivelin e stresit ose relaksimin që jep përvoja e realitetit virtual", shpjegon Enrico Caiani i Departamentit të Elektronikës, Informacionit dhe Bio-Inxhinierisë së Politeknikut të Milanos.
"Këto rezultate hapin perspektiva të reja për aparaturat e realitetit virtual, për të matur përmes tyre disa parametra jetësorë pa sensorë shtesë dhe duke lehtësuar përdorimin e tyre, jashtë kontekstit laboratorik. Aparati do të matë se si reagon subjekti ndaj stimujve të induktuar, përmes modifikimit të përvojës virtuale në kohë reale, sipas objektivave që duhet të arrihen", përfundon ai.

 

Sensors 2021. Doi: 10.3390/s20247168
https://doi.org/10.3390/s20247168


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>