Diabetologji

kor182014

Lagjet pa automjete, bazë për të kundërshtuar obezitetin dhe diabetin

Të jetosh në lagje që favorizojnë të ecurit në këmbë është e dobishme për të humbur peshë dhe për ata që vuajnë nga patologji kronike si diabeti. Efekti mbrojtës  i një lloji të veçantë të mjedisit urban  u theksua nga dy studime të prezantuara në takimin e American Diabetes Association (ADA), në  San Francisco.
Një grup kanadez ka krahasuar shëndetin dhe peshën e personave të rritur që jetojnë në zonat urbane në jug të Ontarios. Rezultoi se njerëzit që jetojnë në zonat me lidhje të mira rrugore, një numër të madh dyqanesh, kopshte dhe shërbime në distanca të përshkueshme me këmbë, kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar diabet gjatë 10 viteve, në krahasim me moshatarët e tyre të cilët shpesh janë të detyruar të lëvizin me makinë. Një studim i dytë nuk krahasoi personat por lagjet. U pa se zonat që përshkoheshin më shumë nga këmbësorët incidenca për obezitet, mbipeshë dhe diabet ishte më të ulët në banorët rezidentë. Prandaj, "mënyra se si ne ndërtojmë qytetet tona është e rëndësishme në drejtim të shëndetit të përgjithshëm," thotë Gillian Booth, i Spitalit St Michael në Toronto, përgjegjës i studimit. "Studimi zbuloi shkallën se sa ndikon ambienti ku ne jetojmë në vëndimet që ne marrim në lidhje me aktivitetin tonë fizik," shton Marisa Creatore, epidemiologe pranë të njëjtit institucion.
"Në qoftë se ju jetoni në një zonë të dizenjuar për të inkurajuar njerëzit që të jenë më aktivë, ju do të keni më shumë gjasa për të lëvizur." Më saktësisht, studimi tregon se ata që jetojnë në zonat ku është më e lehtë të bësh shëtitje, rreziku për diabet,  në 10 vjet do të reduktohet me 13%, megjithatë një efekt ky, i vlefshme vetëm për të rinjtë, jo për ata që janë më shumë se 65 vjeç. Personat që jetojnë në këtë lloj  lagjeje kanë edhe tre herë më shumë gjasa të lëvizin me biçikletë apo me këmbë, se sa të tjerët. "Trajtimi i epidemive të obezitetit do të kërkojë ndryshime të mëdha", përfundoi Booth, "duke adoptuar një qasje të bazuar në popullsi", dhe që merr parasysh mjedisin në të cilin jetohet.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>