Diabetologji

nën72014

SHBA: Komplikacionet e diabetit lidhen me statusin shoqëror

Varfëria është e lidhur me një prevalencë më të lartë të diabetit dhe të komplikacioneve të rënda, të tilla si amputacioni.
 Kjo është demonstruar nga një studim i kryer nga studiuesit e University of California Los Angeles (UCLA), të cilët gjetën dallime në normat e amputimit midis zonave më të varfra dhe më të pasura të Kalifornisë. "Deri më tani, thotë Carl D. Stevens, autori kryesor i artikullit,-disa studime kanë vlerësuar modelet gjeografike që lidhin të ardhurat e familjes me komplikacionet e mëdha të parandalueshme të sëmundjeve kronike". Duke përdorur të dhënat e 2009, ekipi i Stevens ka identifikuar rreth 8.000 raste të amputimit të gjymtyrëve të poshtëm (këmbët, gishtat e këmbëve) në mbi 6.800 pacientë dhe ka ndërtuar harta që tregojnë "pikat e nxehta të amputacionit" ku ka një përqendrim më të lartë të familjeve të varfëra, si në zonat rurale dhe urbane. "Në të vërtetë nuk janë të dhëna të panjohura",  thotë Antimo Aiello, drejtor operativ i Njësisë së diabetit, endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në spitalit e Campobasso-s. "Në konsesujt ndërkombëtarë të këmbës diabetike tregohej sesi epideminologjia e ulçerave dhe e amputimeve lidhej me të ardhurat, por edheal niveli i arsimimit dhe me praninë e disa sëmundjeve të tjera të caktuara, të tilla si rënie e shikimit,osteoartrozat: faktorë që e bëjnë më të vështirë për pacientin monitorimin e kujdesshëm të gjymtyrëve të poshtëm".
Gjithashtu shton Aiello, është e ditur se shkalla e amputimit është më e lartë në të moshuarit, veçanërisht në qoftë se ata jetojnë vetëm, dhe se ka një korrelacion të ngushtë me obezitetin, si komplikacion kryesor i diabetit të tipit 2. "Obeziteti është shprehet më shumë në shtresat e varfëra të shoqërisë, pasi ata konsumojnë dietë mesdhetare me yndyrë e cila ka edhe kosto më të ulët: një fenomen me një gradient Veri-Jug gjithnjë e më të theksuar në Itali). "Për këtë arsye niveli shoqëror dhe ekonomik është i rëndësishëm në këtë çështje dhe nevojitet vëmendje më e madhe nga ana e qeverisë për të ndihmuar në parandalimin e komplikacioneve të diabetit", konfirmon Aiello.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>