Diabetologji

pri22020

COVID-19. Cilët individë me diabet janë vërtet të rrezikuar? Udhëzimet dhe këshillat e ekspertëve

Njerëzit me diabet duket se janë në rrezik më të madh vdekshmërie nga COVID-19. Për këtë arsye, mjekët duhet të përditësohen me udhëzimet e fundit dhe këshillat e ekspertëve. Bazuar në përmbledhjen e një raporti prej 44,672 rastesh me infeksion të konfirmuar në Kinë, ndërsa shkalla e përgjithshme e rasteve fatale ishte 2.3%, te pacientët me gjendje paraekzistuese komorbiditeti ishte më e lartë: 10.5% për sëmundjet kardiovaskulare, 7.3% për diabetin, 6.3% për sëmundjet kronike respiratore, 6% për hipertensionin dhe 5.6% për kancerin.

Rezultatet janë marrë nga institucione të ndryshme për të formuluar rekomandime për diabetikët. Në fakt, ekzistonin tashmë udhëzime për trajtimin e infeksioneve te këta pacientë, të cilat tani mund të shtrihen edhe tek ata që janë prekur nga SARS-CoV-2. Në fakt, në vija të përgjithshme, diabetikët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, siç janë gripi dhe pneumonia, veçanërisht nëse diabeti nuk kontrollohet.
"Cilët individë me diabet janë vërtet të rrezikuar? A kanë pacientët me diabet të kontrolluar mirë, një rrezik të rritur po aq sa ata me hiperglicemi të konsiderueshme dhe diabet të pakontrolluar? Sipas mendimit tim, nuk ka të ngjarë", tha Paul Jellinger (Qendra e Diabetit dhe Kujdesit Endokrin në SHBA). Rekomandimet që Alan Jay Cohen (Klinika Endokrine) u jep pacientëve të tij me kontroll të mirë të diabetit janë të njëjta me ato që jepen për popullatën e përgjithshme. Por, siç vihet në dukje nga Philip Levy (Banner Health), ekziston mundësia që mjekët e përgjithshëm, të cilët kujdesen për një numër më të madh diabetikësh sesa endokrinologët, të mund të vëzhgojnë një numër më të lartë subjekteve në rrezik më të madh nga infeksioni. Ndërkohë, udhëzimet nga Qendra e Diabetit "Joslin" në Boston i këshillojnë pacientët që të vazhdojnë të marrin barna për diabet, përveçse nëse indikohet ndryshe dhe ta kontrollojmë glukozën më shpesh.

Siç sugjerohet nga disa specialistë, në rastin e COVID-19, është i mundur menaxhimi i pacientëve në shtëpi, duke siguruar masa të caktuara, të tilla si ruajtja e hidratimit, menaxhimi i simptomave dhe izolimi. Përveç kësaj, është e nevojshme të sigurohemi që njerëzit kanë barna të mjaftueshme për diabetin, gjatë periudhës së karantinës. Përveç vëmendjes së veçantë, është i mundur edhe modifikimi në regjimin e këtyre barnave, në veçanti, te pacientët e shtruar në spital ose në gjendje më të rëndë.

 

Medscape
https://www.medscape.com/viewarticle/927044

JAMA. 2020. doi: 10.1001/jama.2020.2648
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2762130


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>