Focus

nën192014

Çokollata e zezë i pëlqen edhe zemrës, edhe sistemit digjestiv

Nuk ka më arsye pse të ndiheni në faj për një çokollatë të vogël pas pushimit të drekës. Nga përtej oqeanit vjen konfirmimi se çokollata-në veçanti ajo fondente (çokollata e zezë)-jo vetëm kënaq palatinin, por i pëlqen edhe baktereve të cilët popullojnë intestinin tonë të cilët duke u nisur nga produktet që derivojnë nga kakao prodhojnë molekula që ndihmojnë zemrën.
"Në sistemin tonë digjestiv janë prezent edhe baktere të shëndetshëm edhe jo të shëndetshëm", shpjegon Maria Moore e cila ka kontribuar në arritjen e rezultateve, të prezantuara në një takim të American Chemical Society. "Ka baktere që janë veçanërisht të dashuruar pas çokollatës fondente, dhe kur ushqehen me të, fillojnë të rriten dhe nisin fermentimin fal të cilit prodhojnë substanca anti-inflamatore".
"Pasi përthithen nga organizmi këto substanca ulin nivelin e inflamacionit edhe në miokard duke reduktuar kështu riskun për iktus", shton John Finley, koordinator i studimit.
Së bashku me kolegët e tij të Louisiana State University, Finley ka studiuar efektet e çokollatës fondente mbi bakteret e ndryshme të intestinit tonë dhe për këtë rikrijoi në laborator modele të ndryshme që simulonin procesin e tretjes.
 "Pluhuri i kakaos, që gjendet në çokollatë është i pasur me polifenole dhe komponime anti-oksidantësh dhe gjithashtu përmban një sasi të vogël fibrash", sqaron studiuesi. "Në këtë formë është e vështirë që të treten komponimet, por pasi ato arrijnë kolonin hyjnë në lojë bakteret e mira që fermentojnë fibrat dhe zvogëlojnë molekulat e mëdha të polifenolit në molekula më të vogla të cilat janë të lehta për tu absorbuar dhe me një aftësi të konsiderueshme anti- inflamatore".
Sipas autorëve të studimit, është e mundur të rritet efekti pozitiv i çokollatës fondente në zemrër dhe në enët e gjakut duke ndjekur një recetë të thjeshtë dhe të shijshme: i shtoni çokollatës vetëm pak fryta si shegë ose Acai (një palmë e veçantë, frutat e së cilës janë të pasura me anti-oksidantë).

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>