Focus

jan122016

Kanabisi për përdorim mjekësor, pjesë e një projekti pilot dy vjeçar

Një projekt italian pilot për përdorimin mjekësor të kanabisit evidenton funksionet e organizmit shtetëror për kultivimin e kësaj bime.
"Kjo nismë është në të njëjtën linjë me atë që po ndodh tashmë në shumë shtete evropiane", komenton Federico Tonioni, psikiatër në poliklinikën "Gemelli" në Romë, i cili thotë se duhet të tejkalohet instrumentalizimi i kanabisit që ka ndezur gjithnjë debat duke qenë përherë në kufijtë mes farmako-terapisë dhe substancave të ndaluara. Sipas ekspertit eksperimentimi është "i nevojshëm, nuk paraqet risqe të veçanta dhe favorizon një këndvështrim të ndryshëm mbi substancat psiko-aktive. E rëndësishme është po ashtu  ngritja e një debati jo vetëm mbi kanabisin, por edhe mbi përdorimin shpesh rastësor të psiko-barnave te adoleshentët, temë që e konsideroj më shqetësuese".

Faza e projektit pilot të prodhimit shtetëror të kanabisit do të zgjasë 24 muaj, kohë në të cilën do të kryhen verifikime për arritjen e rezultateve të pritura. Dekreti përmban një shtojcë teknike drejtuar mjekëve dhe farmacistëve për të lejuar përdorimin mjekësor të kanabisit në mënyrë homogjene në Itali. Mjekët duhet të mbledhin të dhëna për qëllime epidemiologjike që do t'i bashkëngjiten skedave të caktuara.
"Në këtë mënyrë, - thotë Toniani, - do të prodhohen prova të mëtejshme të cilat me shumë gjasa do të bindin ata që janë ende skeptikë". Farmacistët që ndërtojnë përgatitje galenike me bazë kanabisin, - thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë, - duhet t'i përmbahen normave të përgatitjes së mirë (Nbp). Substanca aktive bimore pas përgatitjes duhet të shkatërrohet duke ndjekur procedurat e nevojshme për mbrojtjen e territorit, njësoj si për barnat e skaduara dhe ato të papërdorshme".

 

Përktheu: Erjola Taga; Përshtati: Dorina Gjuzi


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>