Focus

jan252016

Kontracepsioni oral nuk e rrit riskun për deformime të rënda në lindje

Marrja e kontraceptivëve oralë në fazat e para të shtatzënisë nuk sjell një rritje të riskut të defekteve në lindje, sipas përfundimeve të një studimi të gjerë prospektik të publikuar në revistën "The Bmj" nga Brittany Charlton, epidemiologe në "School of Public Health" në Harvard (Masaçusets).
"Nëse administrohen në mënyrë korrekte kontraceptivët oralë janë efikasë në më shumë se 99% të rasteve, por rreth 9% e grave mbeten shtatzëna në muajin e parë të përdorimit për motive të ndryshme mes të cilave mosmarrja e një doze, ose marrja e pilulës bashkë me barna të tjera", shkruan Charlton dhe kujton faktin se gratë që ndërpresin kontracepsionin oral sepse duan të ngelin shtatzëna, ia arrijnë qëllimit brenda pak muajve.

Deri tani, pavarësisht dekadave të kërkimit mbi sigurinë e përdorimit të kontraceptivëve oralë, është e pakët siguria mbi efektet e mundshme që këto barna (që përmbajnë hormone seksuale) kanë mbi riskun për defekte në lindje, veçanërisht te gratë e mbetura shtatzëna ndërsa e merrnin pilulën ose nëse e kanë pezulluar pak para ngeljes shtatzëna. Për këtë arsye epidemiologët e Harvardit kanë realizuar një studim të gjerë vëzhgues mbi 880.694 lindje, prej të cilave 2.5% me keqformime të rënda, duke përjashtuar anomalitë kromozomale ose shkaqet e njohura si sindroma alkoolike fetale.

"Rezultatet e studimit nuk tregojnë rritje të riskut për defekte të lindjeve të kombinuara me kontraceptivë oralë", pohon Charlton, duke sinjalizuar një prevalencë keqformimesh kongjenitale të mbivendosur në grupe të ndryshme: 25.1% për 1000 lindje te gratë që nuk kishin marrë kontraceptivë; 25% për 1000 te gratë që kishin përdorur pilulën  për më shumë se tre muaj para shtatzënisë; 24.9% kur përdorimi i saj kishte zgjatur mes 0 dhe tre muajve para ngjizjes dhe në fund 24.8% për 1000 lindje te gratë që kishin vazhduar të merrnin pilulën në fazat e para të shtatzënisë. 
"Këto rezultatet duhet t'iu japin siguri jo vetëm grave të mbetura shtatzëna ndërsa përdornin kontraceptivët oralë, por edhe atyre që kanë ngelur brenda pak muajve nga pezullimi i pilulës", shkruajnë autorët, duke qartësuar se në rast deformimesh kongjenitale të rënda shkaku me shumë mundësi duhet kërkuar gjetkë.

Bmj 2015. doi: 10.1136/bmj.h6712
http://www.bmj.com/cgi/doi/10.1136/bmj.h6712


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>