Focus

shk162016

Screening PSA, ndryshime në përshkrim mes urologëve dhe mjekëve të përgjithshëm

tags: screening

Përshkrimi i testit për antigjenin specifik të prostatës (PSA) është reduktuar në mënyrë të ndryshme ndërmjet urologëve dhe mjekëve të përgjithshëm, sipas një studimi të publikuar në "Jama Internal Medicine", që ka ballafaquar shkallët e përshkrimit midis dy kategorive të mjekëve para dhe pas rekomandimeve të publikuara në 2011 nga US Preventive Services Task Force kundër përdorimit pa dallim të testit të PSA te meshkujt e rritur.
Quoc Dien Trinh ekspert në Brigham and Women Hospital në Boston dhe kolegët e tij kanë përdorur të dhënat e National Ambulatory Medical Care Survey për të ekzaminuar përdorimin e PSA në vitet 2010 dhe 2012. Për këtë qëllim kërkuesit ekzaminuan të gjitha vizitat, të cilave iu nënshtruan meshkujt e moshës 50 - 74 vjeç, që kanë konsultuar një urolog ose mjekun e familjes me synim parandalimin. "Pasi eliminuan diagnozën e kancerit të prostatës dhe të sëmundjeve të tjera të prostatës, në studim u përfshinë 1.164 vizita në vitet 2010 dhe 2012", shkruajnë autorët duke theksuar se 64 vizita përfaqësuese janë zhvilluar nga urologë dhe 1.100 nga mjekë të përgjithshëm.
Pas llogaritjeve të kryera kërkuesit zbuluan se në periudhën midis vitit 2010 dhe 2012, përshkrimi i PSA ishte ulur nga 36.5% në 16.4% ndër mjekët e mjekësisë së përgjithshme dhe nga 38.7% në 34.5% ndër mjekët urologë. "Një diferencë domethënëse që reflekton perceptimin e ndryshëm të mjekëve të përgjithshëm dhe të specialistëve mbi përfitimet e screening me PSA, si pasojë e pritshmërive të pacientëve dhe mbështetjes në udhëzues kontradiktorë", shkruajnë autorët duke cituar "American Urological Association", që në të kundërt nga "Uspstf" rekomandon dozimin e PSA-së te meshkujt mbi 50 vjeç me të paktën 10 vjet pritshmëri jete dhe para të pesëdhjetave te afro-amerikanët në raste trashëgimie të karcinomës së prostatës. "Këto rezultate nënvijëzojnë rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërdisiplinor për të arritur një konsensus më të gjerë mbi screening e tumoreve të prostatës", përfundojnë autorët.


 

Jama Internal Medicine. doi:10.1001/jamainternmed.2015.7901http://archinte.jamanetëork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamainternmed.2015.7901

E.T


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>