Focus

qer32016

Skleroza multiple: ndërprerja e fingolimod sjell rikthime të mundshme të rënda të sëmundjes

Pacientët me sklerozë multiple, pas ndërprerjes së terapisë me fingolimod kanë rishfaqje të rënda klinike. Fingolimod ashtu si natalizumab,  shkakton një efekt përsëritjeje me frekuencë mjaft të lartë të episodeve sklerotike, aq sa kërkohet të shtohet vëmendja mbi trajtimin. Faktin e pohon Jennifer Graves, prof. asc. në departamantin e Neurologjisë në Universitetin e Kalifornisë San Francisco (Ucsf) dhe bashkautore e një studimi të publikuar në Jama Neurology.

Për të arritur në këto përfundime kërkuesit kanë rishikuar kartelat klinike të të gjithë pacientëve të ndjekur nga qendra e sklerozës multiple të  UCSF në San Francisco të cilët kanë ndërprerë marrjen e fingolimod mes janarit 2014 dhe dhjetorit 2015. "Kurën e ndërprenë 46 persona, pjesa më e madhe sepse planifikonin një shtatzëni, ndërsa të tjerat për shkak të efekteve anësore apo rifillimit të aktivitetit të sëmundjes", shkruajnë autorët, duke saktësuar se të gjitha pacientet ishin gra mes moshës 25 dhe 45 vjeç me diagnozë të sklerozës multiple recidivante remitente në një periudhë prej  4 deri në 18 vjet. Nga këto 46 gra, 10.9% ka eksperimentuar një efekt rikthimi, me një ashpërsim të sëmundjes të verifikuar nga 4 deri në 16 javë pas ndërprerjes së trajtimit.

Dhe një kërkim mbi arkivat kryesore biomjekësore ka zbuluar 11 raste të tjera të ngjashme pas ndërprerjes së fingolimod për sklerozën multiple. "Një recidivë tipike bëhet shkak për shfaqjen e një ose disa shpërthimeve të sëmundjes dhe këto raste janë befasues duke e ditur se sa të rënda janë", pohon Graves duke shpjeguar se në një rast rezonanca magnetike cerebrale ka hasur madje në 25 lezione krahasuar me atë të 11 muajve më parë.  

Si fingolimod edhe natalizumab ndërhyjnë me sistemin imunitar: i pari modulon aktivitetin e receptorit sphingosine-1-fosfat që izolon limfocitet në nyjet limfatike duke penguar hyrjen në sistemin nervor qendror; i dyti vepron në receptorin limfocitar për alfa-4 integrine, duke bllokuar kalimin nëpërmjet barrierës hemato-encefalike.
"Nën dritën e këtyre të dhënave është e nevojshme të merret në konsideratë mundësia e një efekti rikthimi pas pezullimit të mundshëm të kurës", komenton në një editorial Rhonda Voskuhl nga Departamenti i Neurologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles.

 


Jama Neurol. 2016. doi: 10.1001/jamaneurol.2016.0826
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27135594

Jama Neurol. 2016. doi: 10.1001/jamaneurol.2016.0934
http://archneur.jamanetëork.com/article.aspx?articleid=2516769

 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>