Focus

qer152016

Kanceri në mushkëri, model risku i personalizuar shton efikasitetin e screening

tags: JAMA, tumor

Në një grup ish-duhanpirësish amerikanë të moshës 50 dhe 80 vjeç, aplikimi i një modeli risku të personalizuar për screening të kancerit të mushkërive me tomografi të kompjuterizuar (CT) përkon me një parandalim më të madh të vdekjeve nga kanceri në 5 vjet. Këto janë në sintezë, përfundimet e një studimi të publikuar në revistën "Jama".
Kanceri i mushkërive është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve nga tumoret në Shtetet e Bashkuara dhe  këshillohet screening me CT te ish-duhanpirësit mes moshës 55 dhe 80 vjeç që kanë pirë të paktën 30 paketa në vit dhe që e kanë lënë prej jo më shumë se 15 vjetësh atë.

"Por seleksionimi i subjekteve me risk më të lartë kanceri në mushkëri, i bazuar në një përllogaritje individuale dhe jo në grupe, mund të përmirësojë efikasitetin e diagnozës së hershme", shpjegon bashkautori i studimit Hormuzd Katki nga "National Cancer Institute" në Maryland.
 Katki bashkë me kolegët ka aplikuar modele të ndryshme risku me screening CT, duke zbuluar se seleksionimi i pacienteve për një diagnozë të hershme, sipas një përllogaritjeje të personalizuar për riskun e kancerit në mushkëri, do të shmangte 20% të vdekjeve.

"Por edhe nëse screening CT mund të reduktojë vdekshmërinë nga kanceri i mushkërive, pjesa më e madhe e vdekjeve nuk mund të parashikohen dhe mënyra më e mirë për duhanpirësit që të shmangin jo vetëm një tumor në mushkëri por të gjitha sëmundjet e lidhura me duhanin mbetet lënia sa më e hershme e tij", përfundon Katki.

Dhe në një editorial, Michael Gould nga Kaiser Permanente Southern California në Pasadena, shkruan: "Në praktikën klinike vendimi për t'iu nënshtruar screening është individual dhe duhet të personalizohet për çdo pacient. Sfida për mjekët është që çdo person të marrë informacionet për të cilat ka nevojë për të vendosur se çfarë të bëjë".

 


Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016.6255
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2522553

Jama 2016. doi:10.1001/jama.2016.5986
http://jama.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2522516


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>