Focus

kor132016

Psikoza e Sëmundjes së Parkinsonit tashmë me një terapi të re

tags: Parkinson

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara ka aprovuar Nuplazid tabletë (pimavanserin) për pacientët me psikozën e Sëmundjes së Parkinsonit. Sipas Institutit amerikan të Shëndetit rreth 50.000 amerikanë çdo vit vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit dhe 50% e këtyre pacientëve kanë psikozën e sëmundjes së Parkinsonit, që karakterizohet nga prania e halucinacioneve dhe delireve. Personat që vuajnë nga këto çrregullime të rënda kanë një cilësi jete të kompromentuar  veçanërisht në aspektin e emocioneve dhe ndjenjave, pa harruar raportet me të tjerët dhe kujdesin për veten.

Efikasiteti i Nuplazid është treguar me një studim klinik 6 javor, në të cilin kanë marrë pjesë 199 pacientë. Bari ka treguar se është superior ndaj placebos në reduktimin e frekuencës dhe forcës së halucinacioneve dhe delireve  pa përkeqësuar simptomat parësore të sëmundjes së Parkinsonit. Efektet e padëshiruara më të zakonshme të raportuara nga pjesëmarrësit në studim përfshijnë ënjtje në zonën e kyçeve, pulpës dhe shputës, të përziera dhe gjendje konfuzionale. 

Ashtu si me barna të tjera antipsikotike atipike, Nuplazid përmban një fletë paralajmërimesh që njofton profesionistët e shëndetit rreth shtimit të riskut të vdekshmërisë nga përdorimi i këtyre barnave në trajtimin e personave të moshuar me psikoza të lidhura me Parkinsonin.

Bari ka marrë përcaktimin nga FDA si 'breakthrough therapy' (terapi në avangardë) për trajtimin e halucinacioneve dhe delireve të lidhura me sëmundjen e Parkinsonit. Nëpërmjet këtij emërtimi është e mundur të përshpejtohet zhvillimi dhe vlerësimi i barnave për trajtimin e një gjendje të rëndë, të cilat kanë një mbështetje nga studimet klinike që tregojnë efikasitet më të madh në krahasim me terapitë e tjera në dispozicion.
Për barin është caktuar nga FDA revizionimi prioritar që i jepet barnave të cilat premtojnë një përmirësim domethënës dhe siguri të lartë në trajtimin e patologjive të rënda./AIFA


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>