Focus

mar92017

Trajtimi i artritit psoriatik me apremilast, alarm për efektet psikiatrike

Te pacientët që përdorin apremilast mund të rritet risku për efekte anësore, mes të cilave mendime vetëvrasëse dhe depresion. Agjencia rregullatore e produkteve mjekësore në Britaninë e Madhe (MHRA) ka dhënë rekomandimin për të ndërprerë trajtimin me këtë bar, nëse manifestohen shenja të reja apo kur ka një përkeqësim të simptomave pre-ekzistuese.

Apremilast, vetëm ose në kombinim me barna të tjera anti-reumatizmale modifikuese të sëmundjes (Disease modifying antirheumatic drugs, Dmard) është një inhibitor i fosfodiesterazës 4, i indikuar për trajtimin e artritit psoriatik aktiv te të rriturit që kanë pasur një përgjigje të papërshtatshme ose janë intolerantë ndaj një tjetër terapie sistemike me ciclosporine, methotrexate, psoralen dhe rreze ultraviolet të tipit A (Puva).

Ndonëse rastet me depresion dhe mendime vetëvrasëse janë më të zakonshme te pacientët me psoriazë ose artrit psoriatik në krahasim me popullatën e përgjithshme, të dhënat e studimeve klinike post-marketing dhe sinjalizimet e mbledhura me sistemin Yellow Card kanë regjistruar një përforcim të shqetësimit psikologjik te pacientët  që merrnin apremilast, edhe në mungesë të një historie të mëparshme depresioni, duke sugjeruar kështu një lidhje mes barit dhe depresionit. Frekuenca e vlerësuar e këtyre efekteve anësore është mes 1 - 10 në 1000 subjekte që marrin apremilast. Në rast ndryshimesh të humorit apo të sjelljes, pacientët duhet të informojnë mjekun i cili do të rivlerësojë përfitimet dhe risqet nëse vazhdohet terapia.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>