Focus

pri202017

"The Lancet" një analizë mbi historikun e antidepresivëve

Gjashtëdhjetë vjet pas zbulimit rastësor të barnave të para kundër depresionit, Catherine Harmer, Philip Cowen dhe Ronald Duman nga departamentet e psikiatrisë në Oxford, Yale dhe Connecticut, kanë publikuar një rishikim në "The Lancet Psychiatry" mbi antidepresivët: "Studimet e para treguan se këto kompozita shtonin përqendrimet e serotoninës dhe noradrenalinës në nivel sinaptik, duke ngritur hipotezën se ky mekanizëm mund të ishte në bazë të veprimtarisë së tyre", kujtojnë ekspertët. Antidepresivët e parë të përdorur në fillim të viteve '50 ishin inhibitorët e monoaminoksidazës (IMAO), enzimë që pas transmetimit të mesazhit nervor, metabolizon sertoninën, noradrenalinën dhe dopaminën në hapësirën sinaptike. Me një mekanizëm të tillë IMAO-t e shtojnë sasinë e neurotransmetuesve të disponueshëm në hapësirën sinaptike, duke zhvilluar veprimtarinë e tyre antidepresive. Megjithatë për momentin IMAO-t nuk përdoren për shkak të toksicitetit të lartë hepatik.
"Progrese të shumta janë bërë gjatë viteve të fundit për të kuptuar mekanizmat e veprimit të antidepresivëve, duke e spostuar kërkimin nga bazat neurokimike të veprimtarisë së tyre në kuptimin më të gjerë të efekteve mbi neuroplasticitetin dhe mbi funksionin emotiv e konjitiv", pohojnë kërkuesit. Pas hedhjes në qarkullim në fund të viteve '50 të antidepresivëve triciklikë (TA) që vepronin duke rritur përqendrimin e neurotransmetuesve cerebralë në hapësirën sinaptike, hynë në përdorim klinik inhibitorët selektivë të ripërthithjes së serototninës (SSRI). Kjo familje komponimesh spikat për veprimin mbi serotoninën dhe është efikase jo vetëm për depresionin dhe çrregullimet e ankthit, por edhe në çrregullimet e ushqyerjes. 
Kohët e fundit po tregtohen inhibitorët selektivë të ripërthithjes së noradrenalinës (NARI) me mekanizëm veprimi të ngjashëm me atë triciklikëve, por më efikasë dhe të toleruar shumë më mirë falë veprimit të tyre të përqendruar.
"IMAO dhe TA lindën nga hipoteza se deficiti i neuroaminave ishte në themel të depresionit", shkruajnë autorët, duke nënvizuar megjithatë se efekti antidepresiv shfaqet pas javësh terapi, ndërsa transmetimi neuronal risprintohet brenda pak orëve nga fillimi i kurës. Nga këtu teoria neurotrofike që përqendrohet në mekanizmat intraqelizore, sipas të cilës depresioni shkaktohet jo vetëm nga deficiti neuroaminik, por edhe nga fenomene neurodegjenerative me plasticitet të reduktuar dhe mbijetesë neuronale. Efekte të cilat gjenerohen përgjatë ditëve ose javëve, duke pasqyruar efektin klinik të vonuar të antidepresivëve.
Një tjetër teori është ajo neuropsikologjike, që eksploron modifikimet në proceset emotive në nivel neural dhe konjitiv, të cilat verifikohen para variacioneve të humorit por lidhen me modifikimet pasardhëse klinike. Dy teoritë ofrojnë perspektiva të ndryshme mbi mekanizmat e barnave me veprim të shpejtë si ketamine, në trajtimin e depresionit, ndërprerjen e kujtimeve negative dhe lirimin e Brain Derived Neurotrophic Factor (BDNF), një substancë neurotrofike e pranishme në trurin e gjitarëve që rregullon transmetimin dhe plasticitetin sinaptik. "Të dyja këto qasje ofrojnë perspektiva interesante  për zhvillimin e ardhshëm, screening dhe përmirësimin e trajtimeve të depresionit", përfundon Harmer.


 

Lancet Psychiatry, Published Online January 30, 2017 http://www.thelancet.com/journals/lanpsy/article/PIIS2215-0366(17)30015-9/abstract


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>