Focus

dhj142017

Mjekët e rinj, më të kritikuar se të moshuarit

tags: mjek, pacient

Sipas një studimi të publikuar në "Jama Ophthalmology", okulistët më të moshuar mund të kenë shumë më pak ankesa nga ana e pacientëve, në krahasim me mjekët më të rinj. "Studimi i kohortes me 1.342 oftalmologë ka zbuluar se me shtimin e moshës së mjekut, reduktohej mundësia që pacientët të ankoheshin për të. Veç kësaj, koha e kaluar deri në ardhjen e ankesës së parë, ishte dukshëm më e vogël, në rastin e okulistëve më të rinj", përmbledh Cherie Fathy, nga Shkolla e Mjekësisë në Nashvil, Shtetet e Bashkuara, autore kryesore e studimit. Pjesa më e madhe e studimeve të mëparshme mbi pakënaqësinë e pacientit, nuk ishin marrë me lidhjen që ekziston mes moshës së mjekut dhe nuk ishte përqendruar në karakteristika të tjera, siç është situata e ambulatorit ose e specialiteteve, pasi këto mund të kontribuojnë në mundësinë për ankesa nga ana e pacientëve dhe për hapjen e çështjeve ligjore.

Pjesëmarrësit e shtresëzuar në 5 fasha moshe janë ndjekur nga çasti i fillimit të punës, deri në marrjen e ankesës së parë. Mosha mesatare e mjekëve ishte 47 vjeç, ndërsa 9% ishin 71 ose më shumë vjeç. 73% e tyre ushtronte profesionin në qendra universitare. Periudha mesatare e vëzhgimit ka qenë 9,8 vjet. Për oftalmologët, me moshë më të madhe se 70 vjeç, norma e ankesave ka qenë më e ulët (0,71 për 1.000 ditë vëzhgimi, përkundër 1,41; 1,84; 2,02 dhe 1,88, sipas fashave të tjera moshore, në rend zbritës).
Në 2.000 ditë vëzhgimi (ose brenda 5,5 vjetësh), në grupin më të ri, mundësia për të marrë një ankesë ishte 0,523. Në 4.000 ditë vëzhgimi (>10 vjet), pjesëmarrësit e fashës së moshës më të madhe, kishin mundësi për të marrë ankesë, baras me 0,364. Dy fashat moshore më të reja, e merrnin ankesën e parë shumë më shpejt, gjë që është shumë domethënëse në statistikë.
Në krahasim me ata që ishin 71 ose më shumë vjeç, rreziku i grupmoshës 41-50 vjeçare për të marrë një ankesë, ishte 1,73 herë më i lartë, ndërsa i atyre 31-40 vjeç, 2,33 herë më i lartë. Pavarësisht se kufizimet e panoramës së studimit mund të kenë ndikuar në interpretimin e këtyre rezultateve, këto të dhëna duhet të merren për bazë kur flitet për sigurinë e pacientit dhe për përmirësime në praktikën klinike.

Jama Ophthalmol 2017. doi: 10.1001/jamaophthalmol.2017.5154

https://jamanetwork.com/journals/jamaophthalmology/fullarticle/2664085


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>