Focus

qer72018

Te meshkujt diabetikë, obeziteti nuk shkakton karcinomë të prostatës

Indeksi i masës trupore IMT dhe obeziteti janë të lidhur drejtpërdrejt me një rrezik të shtuar për tumore te burrat me diabet melit të tipit 2, por pjesë e këtij rreziku nuk është kanceri i prostatës. E kundërta ndodh te gratë. IMT-ja është e lidhur me një përhapje më të madhe të tumoreve specifike për gjininë.

Ky është rezultati i një analize të re të studimit ZODIAC (Zvvolle Outpatient Diabetes project Integrating Available Care). Rezultatet e rivlerësimit të studimit të gjerë kohorte janë firmosur nga Steven Hendriks (Qendra e Diabetit Zvolle, Holandë) dhe kolegët e tij. Për të shqyrtuar lidhjen mes IMT-së dhe tumoreve të lidhura me obezitetin te burrat dhe te gratë me diabet të tipit 2, kërkuesit e Europës veriore kanë përzgjedhur 52.044 pacientë me diabet të tipit 2, mes të cilëve 49% ishin gra që kishin marrë pjesë në ZODIAC në periudhën 1998-2012.

"Me qëllim që të vlerësojmë përhapjen e tumoreve të lidhura me obezitetin kemi kryqëzuar të dhënat e mbledhura me informacione të Regjistrit të Tumoreve të Holandës", shpjegon kërkuesi, duke saktësuar se periudha e ndjekjes mesatare ka qenë rreth 3-vjeçare dhe se gjatë ndjekjes është diagnostikuar një neoplazi e lidhur me obezitetin te 689 burra dhe 914 gra.

Rezultatet janë të qarta: te burrat, rritja e IMT-së lidhet me një rrezik më të madh të tumoreve të lidhura me obezitetin, por jo të lidhura me gjininë mashkullore dhe nuk del asnjë lidhje mes IMT-së dhe kancerit të prostatës.

Te gratë, përkundrazi, një rritje e IMT-së lidhet me një përhapje më të madhe të tumoreve specifike të gjinisë, mes të cilëve karcinoma mamare, ajo ovarike, endometriale dhe e mamelës, ndërkohë që nuk ekziston lidhje me tumoret e tjera që nuk janë specifike për gjininë.

"Ky është studimi i parë që shqyrton dallimet e gjinisë në përhapjen e kancerit të lidhur me indeksin e masës trupore te pacientët me diabet të tipit 2, që trajtohen në kujdesin parësor", shkruajnë autorët. Hendricks-i përfundon:

"Rezultatet e arritura konfirmojnë në përgjithësi lidhjen që ekziston mes obezitetit e tumoreve dhe, specifikisht, ofron një argument më shumë për të vënë në diskutim lidhjen mes karcinomës prostatike të përparuar dhe obezitetit, të paktën në kushtet e diabetit të tipit 2".

 

BMJ Open 2018. Doi: 10.1136/bmjopen-2017-018859
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29371278


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>