Focus

mar212019

Studimi CARDIA: politikat antiduhan, efikase për reduktimin e tensionit

Në komunitetet amerikane që kanë miratuar politika kundër pirjes së duhanit në restorante, bare dhe në vendet e punës, ka pasur një rënie të ndjeshme të presionit të gjakut sistolik, sipas të dhënave të studimit CARDIA (Rreziku i Zhvillimit të Arterieve Koronare te të Rinjtë).
"Në një kohorte gjeografikisht të ndryshme të rriturish, të ndjekur për 15 vjet, kemi zbuluar se banorët e zonave që janë subjekt i politikave antiduhan në restorante, bare dhe në vendet e punës, kishin presion sistolik më të ulët sesa ata që jetonin në zonat ku pirja e duhanit ishte e lejuar", thotë Stephanie Mayne (departamenti i mjekësisë parandaluese në Universitetin Veriperëndimor, Çikago), bashkautore e hulumtimit të publikuar në "Journal of the American Heart Association".
Studimi ka analizuar të dhënat e 2,606 individëve të regjistruar në periudhën 1985-1986 dhe të ndjekur nga kontrollet e mëvonshme pas 2, 5, 7, 10, 15, 20, 25 dhe 30 vjetësh. Të dhënat mbi politikat kundër duhanit, të marra nga Fondacioni Amerikan për të Drejtat e Joduhanpirësve, janë kryqëzuar me ato mbi presionin sistolik dhe diastolik, mbi aktivitetin fizik dhe cilësinë e dietës së matur në çdo shqyrtim.

Dhe, rezultatet flasin vetë: në vitin e 25-të ndjekjes, banorët e zonave me restorante dhe bare ku nuk pihej duhan, kishin vlera të presionit sistolik 1.14-1.52 mm Hg më të ulëta se ata që jetonin në zonat ku lejohej pirja e duhanit.
"Më pak bindëse kanë qenë të dhënat mbi presionin diastolik, megjithëse nga CARDIA del se vlera sistolike është e lidhur më ngushtë me rrezikun kardiovaskular", shkruajnë autorët, duke theksuar kufizimet e mundshme të studimit, ndër të cilat, edhe mundësia që pjesëmarrësit të mos kenë raportuar në mënyrë shteruese zakonet e tyre mbi duhanpirjen. "Megjithatë, korrelacioni i shfaqur më parë mes politikave antiduhan dhe reduktimit të rrezikut të hospitalizimit për sëmundje kardiovaskulare, sugjerojnë se reduktimi i tensionit të gjakut është një mekanizëm i mundshëm nëpërmjet të cilit abstenimi nga pirja e duhanit në vende publike dhe në vendet e punës mund të ulë normat e sëmundjeve kardiovaskulare në popullsi", përfundon Mayne.


J Am Heart Assoc. 2018. Doi: 10.1161/JAHA.118.009829
https://www.ahajournals.org/doi/full/10.1161/JAHA.118.009829


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>