Focus

pri132021

Covid-19. Problemet dermatologjike të lidhura me infeksionin. Studimi

Sipas një letre kërkimore të publikuar në "Jama Dermatology", te një adoleshent që kishte shfaqur simptoma të lehta të Covid-19 është shfaqur një lloj i ri eruptimi mukokutan i lidhur me sëmundjen. "Djali 17-vjeçar ka shkuar në urgjencë pasi kishte patur tre ditë dhimbje goje dhe erozion të penisit të pashoqëruar me dhimbje. Pas testeve të shumta, ai është diagnostikuar me një erupsion mukokutan infektiv reaktiv (RIME), të lidhur me Sars-CoV-2", shpjegon Zachary Holcomb (Spitali i Fëmijëve në Boston), nënshkruesi i parë i letrës.

Pacienti kishte shfaqur anozmi dhe ageuzi kalimtare, të cilat ishin zgjidhur një javë më parë. Ai raportoi se nuk kishte temperaturë, kollë, dispne, rinorre ose simptoma gastrointestinale, por ka rezultuar pozitiv për SARS-CoV-2. Shenjat jetësore të pacientit ishin normale dhe një ekzaminim fizik zbuloi erozione sipërfaqësore të buzëve dhe qiellzës së fortë, erozione eritematoze cirkokonferenciale të fshikëzave periuretrale dhe pesë flluska të vogla në trung dhe në ekstremitetet e sipërme. Vlerat laboratorike ishin normale, përveç limfopenisë së butë absolute dhe niveleve pak të ngritura të kreatininës dhe proteinës C reaktive. Pacienti ka rezultuar pozitiv për Sars-CoV-2 me anë të testit PCR, por është negativ për Mycoplasma pneumoniae, adenovirus, Chlamydophila pneumoniae, metapneumovirus human, gripi A dhe B, parainfluenca nga 1 në 4, rinovirusi dhe virusi respirator sincicial. Gjithashtu, pacienti u diagnostikua me një skuqje reaktive infektive mukokutane të lidhur me Sars-CoV-2.

Pas tre ditësh përkeqësimi të dhimbjes orale, pacientit iu përshkruan 60 mg prednizon oral një herë në ditë për katër ditë, me përmirësimin e simptomave. Mukoziti oral u përsërit tre muaj më vonë dhe pacientit iu përshkruan 80 mg prednizon oral çdo ditë për gjashtë ditë. Sipas ekspertëve, ky është një entitet i veçuar nga shpërthimet e tjera mukokutane me prognoza dhe algoritme të trajtimit thelbësisht të ndryshme. Përfshirja e dobët kutane dhe mungesa e lezioneve të errëta e dallojnë atë nga sindroma Stevens-Johnson dhe eritema multiforme, të cilat janë lidhur në disa raste me SARS-CoV-2. Ai ndryshon edhe nga sindroma inflamatore multi-sistemike te fëmijët (MIS-C), e cila karakterizohet nga përfshirje mukokutane, simptoma sistemike dhe shenjues inflamatorë sistemikë shumë të lartë.

 

JAMA Dermatology 2021. Doi: 10.1001/jamadermatol.2021.0385
http://doi.org/10.1001/jamadermatol.2021.0385


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>