Focus

kor222021

Turnet e punës. Për të evituar rreziqet, nuk duhet marrë parasysh vetëm lodhja fizike

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit (AASM) dhe Shoqata e Kërkimeve mbi Gjumin (SRS) kanë botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine and Sleep, një udhëzim të bazuar në prova për të ndihmuar në përcaktimin e gjatësisë optimale të turneve të punës. "Historikisht, ka patur një prirje për ta përcaktuar kohëzgjatjen maksimale e turneve, duke u bazuar kryesisht, në lodhjen fizike", thotë Indira Gurubhagavatula (Shkolla e Mjekësisë Perelman në Universitetin e Pensilvanisë), autore kryesore e studimit. "Këto parime të reja përfshijnë një vizion më holistik që synon përcaktimin e gjatësisë së personalizuar të turneve për çdo vend pune, duke marrë parasysh jo vetëm lodhjen fizike, por edhe atë mendore, orën e ditës, kërkesat e punës, rreziqet për sigurinë, faktorët e stilit të jetës dhe shëndetin", vazhdon ai.

Udhëzimet rekomandojnë një qasje që përfshin tri strategji, përkatësisht vlerësimin e faktorëve të rrezikut, marrjen në konsideratë të kundërmasave dhe stabilizimin e një qasjeje të informuar. Sipas ekspertëve, kohëzgjatja e turneve të punës është e lidhur me rezultate negative përsa i përket performancës, sigurisë dhe shëndetit, veçanërisht kur turnet janë jo në një vijë me orën biologjike të një punëtori. Edhe faktorët e ngarkesës në punë, nevojat e tjera të njerëzve dhe faktorët individualë biologjikë ndikojnë në gjatësinë e turneve dhe për këtë arsye, në faktorët e rrezikut. Mjetet dhe strategjitë e kundërmasave mund të zbatohen në vendin e punës për të zvogëluar ose menaxhuar rreziqet që lidhen me turnet e gjata dhe mund të përfshijnë, për shembull, mundësinë e periudhave të shkurtra të pushimit ose përmirësimin e vigjilencës me konsumin strategjik të kafeinës, kontrollet e cilësisë, sistemet e alarmit dhe strategjitë e punës në ekip.

Pas zbatimit, duhen monitoruar si efektet pozitive, ashtu edhe ato negative të kundërmasave, për të identifikuar pasojat e padëshiruara dhe për të vlerësuar mundësitë për përmirësim. Autorët theksojnë se përcaktimi i gjatësisë së duhur të turneve shpesh përfshin gjetjen e një kompromisi optimal midis qëllimeve konkurruese dhe se për këtë, procesi i vendimmarrjes duhet të jetë transparent e i bazuar në prova shkencore dhe të përfshijë përfaqësues nga të gjitha palët e interesuara. "Çdo ndryshim i bërë në politikat e punës për kohëzgjatjen e turneve duhet të monitorohet dhe të vlerësohet me veprime korrigjuese të ndërmarra në rast të pasojave të padëshirueshme", përfundojnë ekspertët.


Journal of Clinical Sleep Medicine 2021. Doi: 10.5664/jcsm.9512
https://doi.org/10.5664/jcsm.9512 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>