Gjinekologji

tet262017

Kanceri i gjirit dhe mungesat në punë, një variabël që konsiderohet pak

tags: Kancer

Një studim i publikuar në revistën "Cancer", zbulon se pacientet me kancer në gji që kanë marrë trajtime më agresive, kanë pasur një probabilitet më të madh për të munguar për një kohë të gjatë në punë. "Analiza jonë mund të jetë e dobishme për pacientet që po krahasojnë opsionet e tyre për trajtimin e kancerit të gjirit. Shumë femra me kancer në gji, në momentin e diagnozës punojnë dhe mund të kenë një përfitim nga rëndësia e të kuptuarit se si vendimet e tyre të trajtimit mund të ndikonin në punën e tyre", thotë Reshma Jagsi nga University of Michigan, autore kryesore e studimit.

Për të analizuar se si eksperiencat e punës ndikohen nga llojet e ndryshme të trajtimit të kancerit të gjirit, kërkuesit kanë intervistuar gratë mes moshës 20 dhe 79 vjeç me diagnozë për kancer gjiri në stadet 0-II, mes vitit 2014 dhe 2015, ku 84% punonte me kohë të plotë para diagnozës. 62% e femrave të intervistuara iu nënshtruan një lumpektomie për të hequr tumorin, 16% një mastektomie unilaterale (8% me rikonstruksion) dhe 23% një mastektomi bilaterale (19% me rikonstruksion); një e treta e femrave ka kryer kimioterapi.
Konkluzionet e studimit kanë treguar se femrat që kanë kryer mastektomi bilaterale me rikonstruksion kishin një risk thuajse 8 herë më të madh që të mungonin për një kohë më të gjatë se një muaj në punë, në krahasim me ato që i janë nënshtruar lumpektomisë. Gjithashtu femrat që mungojnë mbi një muaj në punë, shpesh kanë humbur të ardhura të konsiderueshme, më shumë se 5.000 dollarë në 29% të rasteve.

"Studime të mëparshme kanë dëshmuar se pjesa më e madhe e femrave që i janë nënshtruar mastektomisë bialterale mund të zgjidhnin lumpektominë, por vendosën për ndërhyrjen më agresive, mbi të gjitha nga dëshira për të hequr çdo shqetësim nga mendja. Ky studim ndihmon që të përllogaritet impakti i këtij vendimi mbi eksperiencat e punës dhe ato financiare, të atyre femrave menjëherë pas diagnozës. Impakti i trajtimit mbi punën dhe mbi disponueshmërinë ekonomike është një konsideratë që femrat duan ta marrin kur analizojnë pro-të dhe kundrat e opsioneve të ndryshme kirurgjikale që iu ofrohen", përfundojnë autorët. 

 


Cancer 2017. Doi:10.1002/cncr.30959
http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/cncr.30959/full

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>