Gjinekologji

nën62018

Endometrioza. Analiza e receptorëve të indeve ektopike përmirëson efikasitetin e trajtimit

Sipas një studimi të publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism", disa bioshënjues janë në gjendje të parashikojnë reagimin e një gruaje ndaj trajtimit të linjës së parë për endometriozën, një çrregullim që ka si shkak migrimin e indeve endometrike në disa zona të rajonit pelvik, të ndryshme nga vendi i tyre fiziologjik, pra, në kavitetin uterin.

"Endometrioza, një sëmundje gjinekologjike brishtësuese, që shkakton dhimbje pelvike  dhe në disa raste infertilitet, prek një në 10 gra në moshë riprodhuese dhe 50-60% të grave dhe adoleshentëve me dhimbje pelvike dhe/ose infertilitet të pashpjegueshëm", thotë bashkautorja Valerie Flores (Shkolla e Mjekësisë Jale, në Konektikat), duke shpjeguar se terapitë me progestinikë, siç janë kontraceptivët oralë, janë trajtimi i linjës së parë për menaxhimin e dhimbjes së lidhur me këtë sëmundje. Megjithatë, përgjigjja ndaj progestogenikëve mbetet e ndryshueshme dhe e paparashikueshme.

"Në endometriozë, receptorët e pranishëm në indet ektopike mund të përdoren për të personalizuar mundësitë e trajtimit në mënyrë të ngjashme me përdorimin e receptorëve të estrogjeneve dhe progesteronit në kancerin e gjirit", shkruajnë autorët, duke theksuar se një qasje e ngjashme në menaxhimin e endometriozës mund t'i ndihmojë gjinekologët dhe endokrinologët që të kuptojnë më mirë se cilat medikamente i përgjigjen çdo pacienteje, duke minimizuar vonesat në ofrimin e terapisë më të mirë mjekësore.

Në studimin retrospektiv morën pjesë 52 paciente me endometriozë dhe studiuesit zbuluan se nivelet e receptorit të progesteronit janë një parashikues i rëndësishëm i përgjigjes ndaj progesteronit në endometriozë.
"Terapia hormonale dhe kirurgjia janë dy shtyllat kryesore të menaxhimit të endometriozës, megjithëse normat e përsëritjes janë të larta. Duke pasur një mjet për të përcaktuar reagimin e pacientes ndaj terapisë me progestinikë, testimi i paketës receptore të lezioneve ektopike, mund të japë mundësi për një qasje të re me shënjestër trajtimin, duke zvogëluar për pasojë rrezikun e përsëritjes", përfundoi Floresi.

 

J Clin Endocrinol Metab. 2018. doi: 10.1210/jc.2018-01227
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30357380


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>