Gjinekologji

nën112019

Menopauza e parakohshme rrit rrezikun kardiovaskular

Në krahasim me gratë që kalojnë në menopauzë në moshën 50-vjeçare, gratë që e kalojnë këtë fazë në moshë më të re, janë më në rrezik për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, para moshës 60-vjeçare. Ky është rezultati i një studimi të kohëve të fundit, të publikuar në "Lancet Public Health", në të cilin Dongshan Zhu (Universiteti i Kuinslandit në Australi) dhe kolegët e tij, kanë analizuar të dhënat e më shumë se 300.000 grave që kanë marrë pjesë në 15 studime vëzhguese të zhvilluara në periudhën 1946-2013 në 5 vende (Australi, Skandinavi, SHBA, Japoni, Mbretëri e Bashkuar).

Qëllimi i kërkuesve ka qenë vlerësimi i lidhjes së moshës së grave në momentin e menopauzës, me incidencën dhe tempistikën e sëmundjeve kardiovaskulare. Mosha mesatare e pjesëmarrëseve në momentin që kanë kaluar në menopauzë, ka qenë 50-vjeçare dhe thuajse 13.000 kanë patur një event kardiovaskular jo fatal në vazhdim. Menopauza e hershme (para moshës 40-vjeçare) është identifikuar te 1.2% e grave dhe ajo e parakohshme (40-44 vjeçe) te 4,7%. Koha mesatare e kaluar mes menopauzës dhe incidentit kardiovaskular ka qenë 13,5 vjet. Krahasuar me atë të grave që kanë kaluar në menopauzë në moshën 50-51 vjeçare, rreziku për atak kardiak dhe iktus ka qenë më i lartë te 55% e grave me menopauzë të hershme, te 30% e grave me menopauzë të parakohshme dhe te 12% e grave me menopauzë relativisht të parakohshme (45-49 vjeçe).

Gjithashtu, gratë që janë përballur me një event kardiovaskular, kishin më shumë mundësi të ishin më pak të arsimuara, obeze dhe duhanpirëse me histori hipertensioni. "Rezultatet nxjerrin në pah nevojën që gratë të jenë hipervigjilente në lidhje me shëndetin e zemrës, nëse kalojnë shpejt në menopauzë", ka konfirmuar autori kryesor, Gita Mishra. Në rast të menopauzës së parakohshme, faktorët e tjerë të rrezikut kardiovaskular duhet të menaxhohen në mënyrë aktive. Shmangia e duhanpirjes dhe ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore janë ndër aspektet më të rëndësishme.
"Këto gra mund edhe të konsultohen me profesionistë të shëndetësisë për monitorimin e rregullt të riskut të tyre për sëmundje kardiovaskulare", ka përfunduar Mishra. Në të njëjtën kohë, autorët theksojnë kufizimet e studimit, siç është fakti që eventet kardiovaskulare të marra të konsideratë, janë ato që janë vetëraportuara nga pacientet dhe se një terapi hormonale postmenopauzale mund të ketë ndikuar te rezultatet.


Lancet Public Health. 2019. doi: 10.1016/S2468-2667(19)30155-0
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31588031


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>