Mjekësi e përgjithshme

jan52015

Matja e PSA-së ul riskun e vdekjeve nga kanceri i prostatës

Meshkujt me gradë të ulët të tumorit të prostatës (Gleason me pikë nga 2 deri në 4 ) kanë progresion të ngadaltë të tumorit dhe mbijetesa është e mirë.
Tumori i prostatës zakonisht është një tumor që progreson ngadalë, dhe këtë na e thotë një studim i publikuar në JAMA (The Journal of the American Medical Association) i cili shpjegon se e kundërta ndodh kur tipi i tumorit vlerësohet me 8-10 në shkallën e vlerësimit Gleason. Ndërsa në revistën The Lancet lexojmë se pavarësisht stadifikimit, ajo që është e domosdoshme është diagnostikimi i popullsisë së gjerë. Rezultatet e një studimi europian afatgjatë që ka përfshirë mbi 162.000 njerëz, tregojnë se screening me PSA çdo 4 vjet redukton vdekjet nga kanceri i prostatës me 15 % deri në 9 vjet dhe 22 % deri në 11. Sipas studiuesve screening me PSA ofron një zvogëlim të konsiderueshëm të vdekjeve nga kanceri i prostatës, të ngjashëm ose më të lartë se ajo e screening për kancerin e gjirit. Por ana tjetër e medaljes është mbi-diagnoza e cila ndodh në rreth 40% të rasteve me rrezik të trajtimeve të panevojshme e për rrjedhojë efekteve anësore të tilla si inkontinenca dhe impotenca. "Ende nuk ka ardhur koha për screening e popullsisë për kancerin e prostatës bazuar në PSA. Nevojiten studime për të reduktuar mbi- diagnozat në mënyrë që të trajtohen vetëm pacientë të zgjedhur" thotë Fritz Schröder i Erasmus University Medical Center në Rotterdam, koordinator i studimit . Dhe në një editorial Ian Thompson i Universitetit të Teksasit në San Antonio komenton: "Rezultatet e ERSPC (European randomised study of screening for prostate cancer) janë me rëndësi të madhe. Në publikimet e ardhshme që rrjedhin nga studime kryesore mbi shpërndarjen e vdekjeve nga kanceri i prostates, në dritën e të dhënave të pikësimit Gleason dhe të përqendrimit PSA në diagnose, do të jetë një faktor diskriminues për të kuptuar se si të personalizojmë screening dhe trajtimin".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>