Mjekësi e përgjithshme

shk182015

Të ndërrosh stil jetese është më e lehtë në çift sesa vetëm

Sipas një studimi të publikuar në Jama mjeksësi e brëndshme (Jama internal medicine), meshkuj dhe femra kanë më shumë mundësi për të hequr dorë nga duhani, të bëhen fizikisht më aktiv dhe të humbasin peshë nëse parteni i tyre i ndjek nga afër për të ndryshuar stilin e tyre të jetesës. " Studime të mëparshme sugjerojnë se partneri mund të ndikojë më shumë se kushdo tjetër në sjelljen e një individi për të reduktuar faktorë të rrezikshëm dhe të dëmshëm për shëndetin-, fillon shpjegimin Sarah Jackson e Kolegjit Universitar të Londrës (University College di Londra) në Mbretërinë e Bashkuar e cila me bashkëautoret e tjerë ka analizuar ndikimin e partnerit për të ndërrmarrë një stil jetese të shëndetshëm. Për këtë qëllim kërkuesit britanikë kanë përdorur të dhënat e gati 3.722 cifteve të martuara ose që bashkejetonin të cilët kanë marrë pjesë në Studimin Anglez Afatgjatë të Mplakjes (English Longitudinal Study of Ageing). " Ndalimi i duhanit, rritja e aktiviteteve fizike dhe humbja e peshës në masën 5% ose më shumë në krahasim me mesataren ishin treguesit e efikasitetit të studimit-, shpjegon kërkuesja. Duke analizuar të dhënat e mbledhura kërkuesit kanë zbuluar se kur një partner ndërron stil jetese në një më të shëndetshëm edhe partneri ose partnerja ka tendencën të bëjë të njëtën gjë. Për shembull duhanëpirësit me një partner që është duke hequr dorë nga duhanpirja ose aktivikteti i ulet fizik me partenë që mundohen të jenë më aktiv fizikisht kishin më shumë mundësi për të lënë duhanpirjen  ose të kryenin më shumë aktivitete fizike në krahasim me ata individë që mundoheshin të ndryshonin vetëm stilin e tyre jo të shëndetshëm të jetesës. " Ndërkohë është interesante të dallosh se në personat që janë mbipeshë dhe kanë partnerë me përmasa të rregullta fizike brenda normave nuk dallohet asnje rritje e probabilitetit për të humbur peshë. Në rastin e kundërt kush ka një partner mbipeshë që kohët e fundit ka humbur shumë kile ka mundësi të trefishuara për të humbur peshë-, vazhdon Jackson. Përfundon duke thënë " Këto të dhëna kanë rëndësi të vecantë në projketimin e strategjive të drejtuara për të reduktuar rrezikun e morbiditetit dhe vdekshmërisë. Meqënëse partnerët kanë një ndikim reciprok te njëri tjetri, ndërhyrjet mbi shëndetin publik të mbështetura në ndërrimin e stilit të jetesës mund të jenë më efikase nësë vihen në veprim në një marrdhënie në çift se sa individualisht. 

JAMA Intern Med. 2015 Jan 19. doi: 10.1001/jamainternmed.2014.7554


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>