Mjekësi e përgjithshme

mar302015

Për të kontrolluar presionin arterioz vitamina D nuk nevojitet

Vitamina D nuk është efikase për të ulur presionin e gjakut dhe për këtë arsye nuk duhet të përshkruhet si mjekim kundër hipertensionit: ky është përfundimi i provave klinike mbi temën të sapo publikuar në revistën (Jama internal medicine). Disa studime vëzhguese kishin parë në të kaluarën se rënia e vitaminës D është e shpeshtë në individët e tensionuar, ndërsa studimet e shumëllojshme mbi vitaminën D tek njeriu kishin dhënë rrezultate kundërshtuese mbi efektet kardiovaskulare. Një studim anglez që në vitin 2013 kishte marrë nën vëzhgim mbi 155.000 persona në trajtim e sipër në qëndra europiane kishte arritur në përfundimin se kush tregonte përqëndrime të larta të 25-idrosivitamine D kishte mesatarisht vlera të presionit të gjakut më të ulëta, si rrezultat kishte më pak rrezik për hipertension. Një bashkëveprim i kundërt ishte vëzhguar në një test Australian të publikuar në 2014 tek "The Lancet diabetes & endocrinology" i cili gjeti një defiçit vitamine D tek shumë pacientë me hipertension, duke hipotizuar kështu një efekt të dobishëm të suplementimit. " Por prania e një bashkëveprimi nuk është e rastësishme-, qartëson kërkuesi skocez Miles Witham i Universitetit të Dundee, i cili në faqet e (Jama internal medicine) ka hedhur dritë mbi studimet klinike të publikuara: në detaj ai ka konsideruar 73 prova për një total prej 7.633 pjesmarrësish, duke mos hasur asnjë efekt të suplementit me vitaminë D mbi presionin sistolik apo diastolik. " Rrezultatet e këtyre analizave nuk suportojnë përdorimin e vitaminës D ose të analogëve të saj në trajtimin individual të pacientëve me hipertension dhe as të ndërhyrjeve kundër hipertensionit në shkallë popullate-, është përfundimi i kërkuesit.

JAMA Intern Med. 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2015.0237


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>