Mjekësi e përgjithshme

maj292015

Terapia antikoagulante: e rrezikshme dhe jo e dobishme

Gjatë proçedurave invasive tek pacientët të cilët janë nën trajtim antikoagulant për tromboembolizëm venoz, terapia antikoagulante me barna parenterale jo vetëm që lidhet me një rrezik për gjakosje, por në shumicën e rasteve dyshohet se mund të jetë e dobishme. Rezultatet e një studimi të publikuar te "Jama internal medicine" dhe i drejtuar nga Thomas Delate i Departamentit të Farmacisë së Institutit "Kaiser" në Aurora të Kolorados. "Mundësitë për gjakosje dhe tromboembolizëm venoz tek pacientët të cilët kërkojnë ndërprerjen e përkohshme të terapisë afatgjatë me princpin aktiv warfarin për proçedura invasive kirurgjike ose diagnostikuese nuk janë përshkruar ende me detaje-, shkruajnë kërkuesit duke rikujtuar se në këto raste strategjia më e përdorur është ti jepet pacientit një antikoagulant me fillim të shpejtë i cili mund të ndërpritet para ndërhyrjes dhe të rifillohet në fazën post-operatore në formën e një ure mes momentit në të cilin warfarin pezullohet dhe rifillohet sërisht. Për të thelluar më tej temën kërkuesit e "Kaiser" në Kolorado kanë zhvilluar një studim retrospektiv grupi te gati 1.178 pacientë të cilët u janë nënshtruar proçedurave invazive ndërmjet viteve 2006 dhe vitit 2012, duke vlerësuar pezullimin e terapisë antikoagulante orale në terma të tromboembolizmit venoz, hemoragji dhe vdekshmëri. Ndërmjet pjesmarrësve me moshë të mesme 66 vjeç, pjesa më e madhe e tyre kishin një rrezik të ulët për rishfaqje të tromboembolizmit venoz në momentin e ndërprerjes së terapisë antikoagulante orale sipas udhëzimve të "American college of chest physicians". Tek pacientët të cilët i janë nënshtruar ose jo terapisë urë, një gjakosje më e lartë në muajin pasardhës ka ndodhur në gati 2.7% dhe në 0.2% të rasteve. Ndërkohë nuk është vënë re asnjë ndryshim në rikthimin e tromboembolizmit ose të vdekshmërisë. Në një artikull komentues Daniel Brotman i Divizionit të Mjekësisë së Brendshme te "Johns Hopkins university" në Baltimor thotë: "Në shumicën e pacientëve të cilët janë nën trajtim me antikoagulantë oralë për tromboembolizëm venoz është më e sigurtë që të lejohet vetëm "shplarja" e wafarin-it përpara proçedurës dhe nëse këshillohet, të rifillohet terapia antikoagulante orale me dozat e zakonshme mbas operacionit. Antikoagulantët parenteralë janë barna me rrezik të lartë të cilët duhen përdorur me kujdes, sidomos mbas operacionit. 
JAMA Intern Med. 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2015.1843
JAMA Intern Med. 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2015.1858.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>