Mjekësi e përgjithshme

qer292015

Reanimacioni kardiopulmonar shpëton jetën nëse aplikohet menjëherë

Mbijetesa mbas një infarkti është më shumë se dyfishi tek personat të cilët i janë nënshtruar një rianimacioni kardiopolmonar para se të mbërrijnë shërbimet mjekësore të urgjencës në krahasim me ato subjekte te të cilat kjo ndërhyrje është aplikuar më vonë, sipas një studimi të publikuar te "new England journal of medicine". Nga një kërkim i dytë tek i njëjti numër i revistës del se një aplikacion në smartphone ose në tablet mund të rrisë numrin e rianimacioneve kardiopolmonare të kryera para mbërritjes së personelit mjeksor të urgjencës. Në studimin e parë, Johan Herlitz i "Center for pre-hospital research" në Universitetin Boras në Suedi dhe kolegët e tij kanë analizuar mbi 30.000 raste infarkti jashtë-spitalor nga viti 1990në vitin 2001, nga të cilët gjysma e tyre janë trajtuar me rianimacion kardiopolmonar nga një dëshmitar i ngjarjes dhe gjysma tjetër në momentin kur kanë arritur shërbimet mjekësore të urgjencës. "Tre million persona në Suedi janë stërvitur për të ushtruar rianimacionin kardiopolmonar, por nuk është e qartë nëse të stërvisësh të tjerë mund të risë shkallën e mbijetesës tek viktimat të cilat pësojnë infarkt jashtë ambienteve të spitalit-, thonë autorët të cilët në fund të studimit kanë zbuluar se mbijetesa mbas 30 ditësh nga ngjarja ishte 10,5% tek ata persona të cilët kanë pësuar ndërhyrje të menjëhershme në krahasim me 4% tek ata të cilët kanë marrë ndërhyrje me vonë nga grupi i ndërhyrjes së shpejtë. "Meqë rianimacioni kardiopolmonar i cili bëhet nga një kalimtar lidhet me një rritje të përqindjes së mbijetesës mes personave të prekura nga infarkti jashtë ambienteve të spitalit, kemi verifikuar nëse prania e dëshmitarëve të cilët janë në gjëndje të bëjnë këtë lloj ndërhyrjeje mund të rritej me përdorimin e një aplikacioni  në të cilin sistemi i pozicionimit mund të gjej ata persona që janë më afër, të cilët janë të stërvitur për të bëre këtë lloj manovre-, shpjegon Mattias Ringh i "Karolinska Institute" në Suedi si dhe bashkautor i studimit të dytë. "Në Stokholm kemi bërë një testim nga prilli i vitit 2012 deri në dhjetor 2013 në të cilin sistemi i pozicionimit aktivizohej nga një aplikacion i posaçëm kur ambulancat, policia dhe zjarrfikësit merrnin telefonata për infarkte jashtë ambienteve të spitalit-, përfundon Righs. Vullnetarët e lokalizuar më pas dërgoheshin në vendngjarje ose jo. Rezultati ishte numri i rianimacioneve kardiopolmonare të kryera nga personat para mbërritjes së shërbimeve të emergjencës. Rezultati flasin qartë: në grupin mbi të cilin bëheshin ndërhyrje përqindja e rianimacioneve kardiopolmonare të kryera nga një kalimtar ishite 62% ndryshe nga grupet e urgjencës të cilët ishin 48%.
N Engl J Med. 2015. doi: 10.1056/NEJMoa1405796 
N Engl J Med. 2015. doi: 10.1056/NEJMoa1406038
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>