Kardiologji

kor202015

Analiza e gjenomës mund të ndihmojë në përshkrimin e barnave për sëmundjet kardiovaskulare

"Gjatë viteve janë studiuar dhjetra mijëra pacientë si dhe janë përshkruar ndërveprimet mes barnave dhe varianteve gjenetike të cilat mund të sjellin reagime të ndryshme ose inefikasitet, por pak mjeke i njohin këto informacione ose dinë se ku ti gjejnë-, nga ky vëzhgim janë nisur kërkuesit e Universitetit të Çikagos dhe universitetit të Stanford të cilët nën udhëzimet e Peter O'Donnell kanë kaluar nën vëzhgim të gjitha studimet e pranishme të cilat lidhen me farmakogjenominë e 71 barnave për sëmundjet kardiovaskulare duke publikuar rezultatet te "Mayo clinic proceedings". Objektivi i O'Donnelle dhe kolegëve të tij ishte ai që të gjenin strategji të ndryshme për të nxjerrë informacione të dobishme për të marrë vendime klinike si p.sh ndaj ngjarjevetë padëshiruara të cilat çdo vt në SHBA shkaktojnë gati 50.000 raste të reja në urgjencë. Në rrezik të vëçantë janë përsonat mbi moshën 65 vjeç, sidomos ata që përdorin warfarin dhe antipiastrinikë. " Barnat janë të studiuara dhe të aprovuara mbi bazën e disa rasteve dhe është më e vështirë të marrësh informacione mbi një individ të vetëm-, shpjegojnë kërkuesit, të cilët për të vlerësuar mundësinë më të përmirësuar gjërat kanë përqëndruar vëmendjen e tyre mbi lidhjet mes ndryshimeve gjenetike dhe efektet farmakologjike të papritura të shkaktuara nga barnat për sëmundjet kardiovaskulare në literaturën shkencore të publikuar mes janarit 2011 dhe maj 2013. "Kemi përzgjedhur 597 publikime mbi 611 markatorë gjenetik, duke zbuluar se 51 nga 71 barna për sëmudnjet kardivaskulare të ekzaminuara kanë patur efekte famrmakogenetike të dukshme-, shkruajnë autorët. "Problemi qëndron te fakti se nuk ekziston një vend I vetëm në të cilin këto informacione janë të disponueshme dhe as nuk është e lehtë për ti gjetur-, ankohet O'Donnell. "Duke konsideruar ato qindra milliona të recetave të përshkruara me barna për sëmundjet kardiovaskulare në vit, frekuenca e ngjarjeve të padëshiruara dhe variabilitereti i përgjigjeve individuale për secilin nga këto produkte, si dhe impakti i këtyre njohurive është veçanërisht i suksesshëm-. 

Mayo Clin Proc. 2015;90(6):716-29. doi: 10.1016/j.mayocp.2015.03.016


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>