Kardiologji

kor282015

Nëse ka patologji të shumta kardiometabolike, pritshmëritë e jetës ulen ndjeshëm

Vdekshmëria e lidhur me një histori të vazhdueshme diabeti, iktusi ose infarkti është e ngjashme për secilën nga këto gjëndje patologjike, por rritet për çdo patologji e cila i bashkangjitet: kjo është ajo çfarë del nga një studim i publikuar tek revista "JAMA"  nga një grup kërkuesish të drejtuar nga John Danesh i Universitetit të Cambridge në Britani: " Prania e patologjive të shumta kardiometabolike është në rritje por, të dhënat e lidhura me pritshmërinë e jetës mes personave që kanë dy ose tre sëmundje kardiometabolike janë ende të limituara-, thuhet në studimin që ka vlerësuar të dhënat e "Emerging risk factors collaboration". Në total janë ndjekur gati 690.000 pacientënë 91 grupe të ndryshme të analizuara ndërmjet viteve 1960-2007 me një vëzhgim deri në prill 2013 gjatë të cilit janë rregjistruar 128.843 vdekje. Nga krahasimi i të dhënave të vdekshmërisë të gati 500.000 pjesmarrësve të "UK Biobank" të rekrutuar mes viteve 2006 dhe 2010 dhe të ndjekur deri në nëntor 2013 duke regjistruar kështu një total për gati 8.000 vdekje ka rezultuar se në krahasim me pjesmarrësit pa histori kardiometabolike, personat me sëmundje si diabeti ose iktusi kishin gati një rrezik dy herë më të lartë për vdekje e cila katërfishohej në rastin e pranisë së dy sëmundjeve ose edhe tetëfishohej në rastin e pranisë së tre sëmundjeve. "Këto rezultate sugjerojnë se reduktimi i shpresës për mbijetesë lidhur me praninë e patologjive të shumta kardiometabolike ka një impakt të madh mbi shëndetin publik-, shpjegojnë autorët duke theksuar se në moshën 60 vjeç prania e dy sëmundjeve lidhet me reduktimin e 12 viteve jetë të cilët kthehen në 15 me praninë e tre sëmundjeve. Tek meshkujt, historia e vazhdueshme e iktusit ose infarktit duket se përbën një reduktim të mbijetesës më shumë se tek femrat. "Rezultatet tona tregojnë se tek të dyja gjinitë, prania e patologjive të shumta kardiometabolike shkon përtej vdekshmërisë kardiovaskulare-, përfundon Danesh. 
 
JAMA 2015. doi:10.1001/jama.2015.7008
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>