Mjekësi e përgjithshme

gus32015

Aktiviteti fizik aerobik bën mirë për astmën

Ushtrimet fizike të aerobisë ndihmojnë për të përmirësuar simptomat e astmës dhe reduktojnë shkallën e inflamacionit sistemik tek pacientët me sëmundje nga të lehtë në të rëndë, kjo sipas një studimi pilot te revista "Thoraç" i drejtuar nga Celso Carvalho, profesor i asociuar fizioterapie te Departamentii mjekësisë në Universitetin e San Paolo në Brasil. "Aktiviteti fizik ka efekte anti-inflamatore në shumë sëmundje kronike, por përfitimet e stërvitjes aerobike kundrejt karakteristikave kryesore fiziopatologjike të sëmundjes astmatike si inflamacioni dhe hiperaktiviteti bronkial (Bhr) nuk janë shumë të njohura-, thotë kërkuesi i cili bashkë me kolegët ka studiuar efektet e aktivitetit fizik aerobik te (Bhr) si tregues kryesor efikasiteti mbi citokinat inflamatore të dozuara tek serumet e pacientëve si përfundim dytësor dhe mbi kontrollin klinik të simptomave si dhe të cilësisë së jetës duke përdorur "Asthma quality of life questionnaire (Aqlq)" si rezultat të mëtejshëm. Me këtë qëllim kërkuesit kanë përzgjedhur 58 pacientë të rritur Brazilian me astmë të rëndë, të cilët i janë caktuar një programi ushtrimesh për frymëmarrjen. Gjatë vëzhgimit është ruajtur në të dyja grupet trajtimi mjeksor i cilësuar si optimal për të gjithë pacientët. Në fund të studimit të dhënat e mbledhura sugjerojnë se ndryshe nga kontrollet të cilat bënin thjesht ushtrime frymëmarrjeje, në grupin i cili zhvillonte edhe ushtrime aerobike u verifikua një reduktim domethënës si të hiperaktivitetit bronchial, si të niveleve qarkulluese të disa markatorëve të inflamacioneve si dhe një sasi më të vogël të riakutizimeve astmatike dhe një përmirësim i cilësisë së jetës. "Këto rrezultate sugjerojnë se shtimi i një programi me ushtrime fizike aerobike ndaj terapisë farmakologjike mund të kontribuojë për të përmirësuar karakteristikat fiziopatologjike dhe kontrollin klinik të astmës së lehtë ose të rënduar-, përfundojnë autorët.
Thorax doi:10.1136/thoraxjnl-2014-206070 Published Online First 10 June 2015

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>