Mjekësi e përgjithshme

gus222016

Në skizofreninë e lidhur me depresionin shoqërimi i antipsikotikëve me antidepresivë është i sigurt dhe efikas

Pacientët me skizofreni zhvillojnë shpesh simptoma depresive dhe rreth 1/3 e tyre trajtohen me antidepresivë. Bartosz Helfer nga "Klinikum der Ludwig Maximilians Universität" në Mynih (Gjermani) është autori kryesor i një metanalize të publikuar në "American Journal of Psychiatry" ku janë ekzaminuar 82 studime të zhvilluara mes viteve 1964 dhe 2014, në një total prej 3.608 pacientësh. Ndër ta 61% ishin meshkuj, mosha mesatare ishte 40 vjeç dhe vuanin nga skizofrenia në një mesatare prej 11 vitesh ndërkohë që merrnin terapi me antipsikotikë + antidepresivë, placebo ose asnjë trajtim shtesë.

"Në përgjithësi shoqërimi i klorpromazines me antidepresivë si fluoxetina ka pasur një efikasitet më të lartë sa i takon reduktimit të simptomave depresive dhe përmirësimit të cilësisë së jetës", pohojnë kërkuesit, duke shtuar se në krahasim me grupet e kontrollit antidepresivët nuk kanë asnjë efekt përkeqësues në psikozë dhe kanë rritur normën e ndërprerjejeve të hershme të trajtimeve për inefikasitet ose efekte anësore.
Po ashtu nuk ka pasur dallime të mëdha me grupet e kontrollit mes antidepresivëve të ndryshëm si inhibitorët e monoamin-oksidazës, amitriptiline, duloksetine, sertraline dhe trazodone.

"Pavarësisht të dhënave të pakta të disponueshme mbi antidepresivët e veçantë, studimet pjesë e metanalizës  tregojnë se te pacientët skizofrenë dhe depresivë shoqërimi i antipsikotikëve me antidepresivë është i sigurt dhe efikas, pavarësisht molekulës së përdorur", shkruajnë autorët, duke shtuar se studimet e ardhshme duhet të shqyrtojnë efektet e administrimit të antidepresivëve në momente të ndryshme gjatë vazhdimësisë së sëmundjes, për shembull epsiodet akute psikotike dhe fazat kronike. "Nën dritën e  këtyre rezultateve  mjekët duhet të marrin në konsideratë shtimin e antidepresivëve ndaj antipsikotikëve te pacientët me skizofreni, në veçanti ata me depresion", përfundon Hefler.

 

Am J Psychiatry. 2016. doi: 10.1176/appi.ajp.2016.15081035http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27282362 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>