Mjekësi e përgjithshme

qer292016

FDA: Mjekët kujdes me përshkrimin e aripiprazolit, shton riskun për impulse të pakontrolluara

Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në Shtetet e Bashkuara ka publikuar një paralajmërim mbi sigurinë e aripiprazolit, bar antipsikotik i cili mund të lidhet me stimuj kompulsivë ose të pakontrolluar në lidhje me ushqyerjen, dëshirën për seks, lojërat e bixhozit, dëshirën për të bërë blerje etj.

Aripiprazoli është një bar i përdorur për të trajtuar çrregullimet mendore mes të cilave skizofreninë, çrregullimin bipolar, çrregullimin e Tourette, irritimin nga çrregullimet autike, por edhe për të stabilizuar humorin apo reduktuar gjendjet halucinante dhe simptoma të tjera psikotike si mendimet e dis-organizuara.

Në etiketën e barit, agonist i pjesshëm i dopaminës, është shtuar tashmë një paralajmërim lidhur me dëshirën kompulsive për bixhoz, por edhe pse kjo patologji është shënuar si efekt anësor. Sipas FDA përshkrimi i tij nuk përfaqëson të gjithë natyrën e riskut. Në etiketë nuk janë përfshirë lidhjet me sjelljet kompulsive, mes të cilave ato që kanë të bëjnë me ngrënien, blerjet dhe seksin, çrregullime që mund të prekin këdo që merr aripiprazol.
Për pasojë, FDA ka vendosur shtimin e paralajmërimeve të reja si në etiketën e barit edhe në indikimet terapeutike në përdorimin e të gjitha produkteve me bazë aripiprazolin. Që nga aprovimi i tij në vitin 2002, janë sinjalizuar 184 raste sjelljesh kompulsive te fëmijët dhe të rriturit, shkruhet në komunikatën që iu sugjeron mjekëve të njoftojnë pacientët për riskun e impulseve të pakontrolluara në përshkrimin e barit.

Sipas paralajmërimeve të FDA-së, pacientët që përballen me risqe madhore janë ata me histori personale apo familjare çrregullimesh obsesivo-kompulsive apo bipolare për alkoolizëm, abuzim me drogat dhe sjellje të tjera të varësisë. Në rast të shfaqjes së sjelljeve patologjike, mjekët duhet të marrin në konsideratë një reduktim të dozës ose ndërprerjen e trajtimit.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>