Mjekësi e përgjithshme

maj292017

Rezultatet pas terapisë intensive, parametrat që ndikojnë në aftësinë për të parashikuar

Një studim i publikuar në Jama dhe i prezantuar në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës Amerikane Torakale, hedh dritë mbi saktësinë e parashikimeve të mjekëve dhe infermierëve lidhur me përfundimet e gjendjes shëndetësore të pacientëve të shtruar në terapi intensive bazuar në faktorë të ndryshëm. "Parashikimi i mbijetesës për një periudhë afatgjatë si dhe i rezultateve funksionale ndikon në vendimet e marra në terapinë intensive te pacientët në gjendje kritike, por sot dimë pak rreth saktësisë së parashikimeve të tilla nga ana e mjekëve dhe infermierëve", pohon Scott Halpern nga University of Pennsylvania Pereleman School of Medicine në Philadelphia, koordinator i një kërkimi në të cilin janë përfshirë 303 pacientë të shtruar në 5 reparte të terapisë intensive në tre spitale amerikane, bashkë me 47 mjekë dhe 128 infermierë që i kanë ndjekur.

"Me këtë studim kemi dashur të përcaktojmë saktësinë e parashikimeve të mjekëve dhe infermierëve sa i takon vdekshmërisë në 6 muaj në pacientë kritikë, duke përfshirë aftësinë për t'u deambulizuar, për të siguruar higjienën vetjake dhe aftësitë konjitive, - shpjegon eksperti, i cili më pas shton, - Iu kemi kërkuar gjithashtu mjekëve dhe infermierëve që të japin një vlerësim sipas shkallës Likert me 5 pikë mbi atë se sa të sigurt ishin për parashikimin e tyre". Analiza e të dhënave të arritura ka treguar se mjekët parashikuan në mënyrë më të saktë vdekshmërinë në 6 muaj (likelihood ratio (LR) pozitiv: 5,91; LR negativ: 0,41); dhe me më pak saktësi aftësinë konjitive (likelihood ratio (LR) positiv: 2,36; LR negativ: 0,75). Parashikimet e infermierëve rezultuan më të sakta për vdekshmërinë në spital (LR pozitiv: 4,71; LR negativ: 0,61) dhe më pak të sakta për aftësinë konjitive (LR positiv: 1,50; LR negativ: 0,88). "Edhe siguria e mjekëve dhe infermierëve mbi parashikimin ka modifikuar saktësinë, - thotë Halpern. - Nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë se si mjekët dhe infermierët arrijnë të japin vlerësime prognostike të përfundimeve afatgjata në pacientët e shtruar në terapinë intensive".

 


Jama. 2017. doi: 10.1001/jama.2017.4078
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28528347


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>