Mjekësi e përgjithshme

qer212017

Risku për katarakt mund të rritet me alirocumab

Në pacientët me sëmundje kardiake që marrin inhibitorë të PCSK9 për të ulur kolesterolin, mund të rriten gjasat për të zhvilluar katarakt sipas një studimi të publikuar në Journal of the American College of Cardiology. "Statinat përdoren kryesisht për të ulur kolesterolin Ldl dhe parandaluar sëmundjet kardiake. Megjithatë disa pacientë kanë nevojë të reduktojnë kolesterolin e tyre LDL edhe më shumë nga sa janë në gjendje të arrijnë me një statinë në dozën maksimale të toleruar apo me terapi të tjera hipolipemizuese", shpjegon Jennifer Robinson nga University of Ioëa. Sipas tij ndonëse inhibitorët e PCKS9 mund të reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme kolesterolin te pacientët në risk të lartë, mbeten dyshime mbi efektet në nivel sistemik të reduktimit drastik të kolesterolit LDL.
Për të thelluar argumentin, kërkuesit kanë ekzaminuar të dhënat e 14 studimeve të randomizuara të zhvilluara mbi një total prej 5.234 pacientësh të trajtuar me alirocumab (një inhibitor i PCSK9) për një periudhë maksimale prej dy vitesh. Kështu ata zbuluan se incidenca e përgjithshme e efekteve anësore ishte e ngjashme si në grupin e trajtuar dhe në grupin e placebos. Në to përfshiheshin efektet muskulo-skeletore, neurologjike, neurokonjitive, renale apo hepatike. "Po ashtu nuk ka pasur asnjë rritje të incidencës së diabetit, pavarësisht se studime të mëparshme kishin sugjeruar një rritje të riskut te pacientët me kolesterol LDL më të ulët se 30 mg/dL në terapi me statina", pohojnë autorët. Në anën tjetër, të dhënat e mbledhura tregojnë një rritje të incidencës së kataraktit në pacientë me kolesterol LDL më të ulët se 25mg/dL. Autorët ngrenë hipotezën se ky mund të jetë ose një rezultat rastësor ose për shkak të faktit që reduktimi i kolesterolit përshpejton plakjen strukturale, duke kontribuuar në katarakt. Në një editorial shoqërues Brendan Everett, nga Brigham and Women Hospital dhe Harvard Medical School në Boston, shkruan: Ky studim përfaqëson vetëm fillimin e të kuptuarit tonë mbi sigurinë e kësaj klase të re barnash. Trialet që po zhvillohen aktualisht mbi alirocumab duhet të zgjerojnë bazën e njohurive tona".


 

Jacc 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2016.11.037
http://www.onlinejacc.org/content/69/5/471

Jacc 2017. doi: 10.1016/j.jacc.2016.11.036
http://www.onlinejacc.org/content/69/5/483

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>