Mjekësi e përgjithshme

maj142018

Mikrobiota intestinale. Si e parashikon tumorin hepatik?

Rezultatet e një studimi italian të publikuar në "Hepatology" sugjerojnë se te pacientët cirrotikë me steatozë hepatike joalkolike (NAFLD), profili i mikrobiotës intestinale dhe inflamacioni sistemik lidhen dukshëm dhe mund të kontribuojnë në procesin e hepatokarcinogjenezës. "Aksi mëlçi-intestin luan një rol kyç në patogjenezën e sëmundjes joalkoolike të mëlçisë, e cila është shkaku i tretë më i madh i kancerit hepatoqelizor (HCC) në botë. Sidoqoftë, lidhja midis mikrobiotës intestinale dhe hepatokarcinogjenezës mbetet për t'u kuptuar", thotë Antonio Gasbarrini, drejtor i Gastroenterologjisë dhe Onkologjisë Mjekësore në Poliklinikën "Gemelli".

Grupi i punës bashkëpunoi me Institutin Kombëtar të Kancerit në Milano për të eksploruar cilat tipare të mikrobiotës intestinale ishin të lidhura me kancerin hepatik te pacientët cirrotikë me NAFLD. Për këtë, ata kanë analizuar të dhënat e një sërë pacientësh me cirrozë të lidhur me NAFLD-në dhe karcinomë hepatike (21 pacientë), cirrozë të lidhur me NAFLD-në dhe pa tumor (20 pacientë) dhe kontrolle të shëndetshme (20 pacientë) për të vlerësuar profilin e mikrobiotës intestinale, përshkueshmërinë intestinale, statusin inflamator dhe qelizat mononukleare qarkulluese.

Pacientët me hepatokarcinomë kanë treguar një shtim të niveleve të kalprotectinës fekale, ndërkohë që përshkueshmëria intestinale ishte e ngjashme me atë të pacientëve cirrotikë pa neoplazi. Nivelet plazmatike të interleukinës (IL) 8, IL13, CCL3, CCL4 e CCL5 ishin më të rritura në grupin me karcinomë hepatike dhe ishin të lidhura me një gjendje aktive të monociteve qarkulluese. Mikrobiota fekale e të gjithë grupit të pacientëve cirrotikë tregonte më shumë enterobacteriaceae e streptokok dhe një reduktim të bakterit akkermansia.
Bakteroidet dhe ruminokokët ishin shtuar në grupin e karcinomës hepatike, ndërkohë që bifidobakteret ishin reduktuar. Akkermansiat dhe bifidobakteret ishin të lidhura në mënyrë të anasjelltë me përqendrimin e kalprotectinës që nga ana e saj ishte e lidhur me shënjues inflamatorë humoralë dhe qelizorë. Gjithashtu, edhe specia bakteroide sillej në një mënyrë të ngjashme.

"Alterimet e mikrobiotës intestinale te këta pacientë, mund të përcaktojnë zhvillimin e një mikroambienti që favorizon shfaqjen e kancerit të mëlçisë përmes mekanizmave inflamatore (direkte) dhe imunosupresive (indirekte)", përfundojnë autorët.

 

Hepatology. 2018 Apr 17. doi: 10.1002/hep.30036
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29665135


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>