Mjekësi e përgjithshme

kor232018

Sindroma e lodhjes kronike. Udhëzime të reja mbi diagnozën dhe menaxhimin e duhur

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë publikuar disa udhëzime në ndihmë të operatorëve shëndetësorë për menaxhimin e pacientëve me encefalomielit mialgjik/sindroma e lodhjes kronike (ME/CFS). Ky "minisit" që i dedikohet sëmundjes, shqyrton prezantimin e kursit klinik dhe ofron udhëzime mbi diagnozën, asistencën dhe aspekte të tjera të menaxhimit të sindromës.

"CDC-të mendojnë se mjekët duhet të jenë në gjendje ta diagnostikojnë këtë patologji dhe që mund ta bëjnë duke ndjekur rekomandimet. Çdo pacient ka nevojë për një qasje shumë të personalizuar", shpjegon Elizabeth Unger (CDC në Atlanta). Mjekët e familjes janë të parët që duhet ta bëjnë këtë punë sepse zakonisht, njerëzit paraqiten tek ata për një takim të parë dhe dekurajohen, nëse ky takim është negativ.

Faqja hyrëse nënvizon se çelësi për diagnostikimin është aftësia e reduktuar për të zhvilluar aktivitete që më parë arrinin t'i bënin, gjendje që zgjat për më shumë se gjashtë muaj, e shoqëruar nga një lodhje e thellë që nuk lehtësohet nga pushimi.

Manifestimet e tjera të zakonshme përfshijnë intolerancën ortostatike, përkeqësimin konjitiv dhe dhimbjet. Mjekët theksojnë se ME/CFS-ja duhet të dallohet nga depresioni, që nganjëherë shfaqet si shumë sëmundje njëherësh dhe që duhet trajtuar si një patologji fizike e vërtetë. Pavarësisht mungesës së trajtimeve të synuara të aprovuara, seksioni mbi asistencën klinike jep informacione për të përballuar simptomat e pacientëve dhe për t'i ndihmuar ata që t'i bëjnë ballë sëmundjes.

Janë të pranishme gjithashtu, informacione të rëndësishme, të lidhura me simptomën më karakteristike, që është lodhja. Sipas autorëve, pacientët duhet të përcaktojnë limitet e tyre individuale për aktivitetin fizik e për atë mendor dhe duhet t'i bëjnë ushtrimet fizike me shumë kujdes, pa e tepruar, por duke u përpjekur gjithsesi të ruajnë një nivel ushtrimesh që arrijnë ta përballojnë. Autorët përfundojnë duke specifikuar se është e mundur të ndiqen hapa të cilët janë evidentuar në guidë, në një seri vizitash, edhe me ndihmën e specialistëve.

 

https://www.cdc.gov/me-cfs/healthcare-providers/index.html


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>