Mjekësi e përgjithshme

kor272023

Dhimbja e shpinës, gjithnjë e më e përhapur dhe e lidhur me shumë sëmundje kronike

Dhimbja e shpinës prek më shumë se 619 milionë njerëz në mbarë botën dhe në tridhjetë vitet e ardhshme numri i pacientëve me këtë problem mund të rritet me më shumë se 200 milionë njësi.

Kështu është shprehur Eric Hurwitz nga Universiteti i Hawait në Manoa, bashkëautor i dy studimeve të botuara në "International Journal of Environmental Research" dhe "Public Health".

Në punën e parë, studiuesit anketuan më shumë se 2000 të rritur në SHBA gjatë një periudhe nëntëvjeçare. Autorët vunë në dukje se, përveç faktorëve të njohur të rrezikut për dhimbjen e shpinës, duke përfshirë pirjen e duhanit, obezitetin dhe faktorët ergonomikë në punë, ekziston një lidhje e dyanshme e këtij problemi me depresionin. Në fakt, njerëzit me dhimbje shpine kishin më shumë mundësi që gjatë ndjekjes të raportonin simptoma të cilat përputheshin me depresionin, dhe ata të diagnostikuar me depresion kishin më shumë mundësi të raportonin dhimbje shpine përgjatë kalimit të viteve. 

Në studimin e dytë, duke përdorur të dhënat ndërseksionale të National Health Interview Survey, nga viti 2016 deri në vitin 2018, studiuesit analizuan lidhjet midis dhimbjes së shpinës dhe katër patologjive kronike, përkatësisht: sëmundjeve kardiovaskulare, hipertensionit, diabetit dhe obezitetit te 26,926 pacientë. Ekspertët zbuluan se të katër llojet e patologjive rrisin ndjeshëm gjasat e prevalencës së dhimbjes së shpinës, veçanërisht sëmundjet kardiovaskulare me 58%, hipertensioni me 40%, diabeti me 25% dhe obeziteti me 34%. Për të gjitha patologjitë kronike, pirja e duhanit (45-50%), aktiviteti i pamjaftueshëm (17-20%), problemet me gjumin (180-184%), dëmtimi konjitiv (90-100%) dhe çrregullimet e shëndetit mendor (68-80%) ) rrisin ndjeshëm mundësitë për fillimin e dhimbjes së shpinës.

"Hapat e ardhshëm të këtij hulumtimi synojnë të kuptojnë pse ekzistojnë këto lidhje, nëse ato kanë shkaqe të përbashkëta mbi të cilat ne mund të ndërhyjmë dhe efektivitetin e çdo ndërhyrjeje. Ndërkohë, këshilla ime për njerëzit është të lëvizin më shumë dhe të shmangin mënyrën e jetesës sedentare", përfundon Hurwitz.

 

Int J Environ Res Public Health 2023. Doi: 10.3390/ijerph20075369
https://doi.org/10.3390/ijerph20075369

Int J Environ Res Public Health 2023. Doi: 10.3390/ijerph20054217
https://doi.org/10.3390/ijerph20054217


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>