Mjekësi e përgjithshme

maj242019

Konfirmohet se denervimi renal, redukton presionin e gjakut

Denervimi simpatik renal (RND) është efikas në reduktimin e presionit te pacientët me hipertension. Demonstrimi është bërë nëpërmjet një metanalize të kryer nga Herbert Aronow (Universiteti Brown, në Rode Ajlend), mbi 6 studime (gjithsej, 977 pacientë) që kishin krahasuar RND-në e bazuar në kateter, me një kontroll sham. Rezultatet e publikuara në "JACC" sigurojnë për efikasitetin e kësaj teknike, që ishte vënë në diskutim nga njëri prej studimeve të përfshira në metanalizë (SYMPLICITY HTN-3). Pavarësisht se është më rigoroze dhe më e gjerë, autorët supozojnë se popullsia e pacientëve të ekzaminuar nuk ishte ajo ideale, se procedura nuk ishte optimale ose se matja e tensionit në ambulancë nuk ishte mënyra më e mirë për të vlerësuar reduktimin.

"Studimet pasuese janë të gjitha shumë të shkurtra, pra, mund të konsiderohen vetëm si një provë konkrete: tashmë, duhet të kryejmë një studim më të gjerë për të parë nëse mund të konfirmojmë rezultatet", ka shtuar Aronow-i. Metanaliza ka treguar se RND-ja lidhet me reduktimin e presionit arterial qoftë sistolik, qoftë diastolik gjatë 24 orëve dhe ditor, i matur në ambulancë. Në lidhje me studimet e gjeneratës së parë, ato që i përkisnin gjeneratës së dytë nxirrnin rezultate më të mira mbase për shkak të teknikës proceduriale që është përdorur, nga regjimet anti-hipertensive të dhëna me recetë, nga identifikimi i endpointit, ose nga pacientët e regjistruar. Në fakt, autorët vënë re se pacientët me hipertension të kombinuar kanë treguar rezultate më të mira, në krahasim me ata që kanë vetëm hipertension sistolik.

Sverre Kjeldsen (Spitali Universitar në Oslo), komenton në një artikull: "Ulja e përgjithshme e presionit të gjakut në 6 mm Hg pas RND-së së observuar në studime sipas gjeneratës është relativisht modeste dhe i korrespondon uljes dramatike të presionit disa muaj pas procedurës. "Një përzgjedhje e pacientëve në studimet e ardhshme dhe një përmirësim i teknikës do të bëjnë që pacientët me hipertension të mund të përfitojnë nga RND-ja", përfundon Kjeldseni.


J Am Coll Cardiol. 2019. Doi: 10.1016/j.jacc.2018.12.082
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30947915

J Am Coll Cardiol. 2019. Doi: 10.1016/j.jacc.2019.02.008
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30947916


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>