Mjekësi e përgjithshme

qer82023

Aktiviteti fizik dhe dhimbja. Sa më shumë aktivitet, aq më pak shqetësime

Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon për të ndjerë më pak dhimbje dhe mund të jetë medikamenti i duhur për kontrollin e dhimbjeve kronike, sipas një analize të kryer te mbi 10,000 të rritur, e cila tregon gjithashtu se njerëzit fizikisht aktivë janë më tolerantë ndaj dhimbjes krahasuar me ata që ndjekin një mënyre jetese sedentare.

Udhëhequr nga Anders Arnes nga Universitetit Arktik i Norvegjisë në Tromso, studimi është botuar në revistën "Plos One". Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se aktiviteti fizik në nivele të larta mund të ndihmojë në lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve kronike duke rritur tolerancën ndaj dhimbjes. Edhe pse, ky është studimi i parë gjithëpërfshirës me një kampion të madh individësh.

Studiuesit norvegjezë analizuan të dhënat nga 10,732 subjekte të përfshirë në Tromso Study, një studim i kryer periodikisht në Norvegji. Ata përdorën të dhëna nga dy cikle studimi, njëri i kryer në periudhën 2007-2008 dhe tjetri në 2015-2016. Të dhënat përfshinin nivelet e vetëraportuara të aktivitetit fizik që secili prej pjesëmarrëve kryente dhe nivelet e tyre të tolerancës ndaj dhimbjes, të vlerësuara nëpërmjet një testi që përfshinte zhytjen e dorës në ujë të ftohtë.

Pjesëmarrësit që raportuan se ishin fizikisht aktivë në të dy ciklet e Studimit Tromso kishin një tolerancë më të lartë ndaj dhimbjes sesa ata që raportuan se zhvillonin një mënyrë jetese sedentare. Pjesëmarrësit me nivele më të larta të aktivitetit fizik në përgjithsi kishin një tolerancë më të lartë ndaj dhimbjes dhe ata që kryenin aktivitet fizik më intensiv në 2015/2016 sesa në 2007/2008 kishin një nivel të përgjithshëm më të lartë të tolerancës ndaj dhimbjes.

Studimi gjithashtu sugjeron se të qëndruarit fizikisht aktiv, të qenurit aktiv ose rritja e aktivitetit fizik lidhet me rritjen e tolerancës ndaj dhimbjes. Prandaj, theksojnë ekspertët, rritja e aktivitetit fizik mund të jetë një strategji e mundshme për të lehtësuar ose luftuar dhimbjen kronike.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>