Mjekësi e përgjithshme

shk292024

Sinusiti lidhet me rrezikun e zhvillimit të sëmundjes reumatizmale

Në bazë të një studimi të publikuar në RMD Open, sinusiti lidhet me 40% më shumë rrezik për t'u diagnostikuar me sëmundje reumatizmale, sidomos gjatë 5-10 viteve pas shfaqjes së simptomave. "Disa studime kanë treguar një lidhje midis llojeve të ndryshme irrituesve pulmonarë, të tillë si: ndotja atmosferike dhe infeksionet respiratore, si edhe zhvillimi i artritit reumatoid.

"Megjithatë, nuk është e qartë nëse edhe sinusiti mund të jetë një faktor potencial predispozues për sëmundjet reumatizmale", shpjegon autorja kryesore e studimit, Vanessa Krozner. Për të mbushur këtë boshllëk, kërkuesit kanë studiuar 1.729 të rritur, te të cilët u diagnostikua një sëmundje reumatizmale autoimune sistemike, apo një vaskulit. Secili prej këtyre pacientëve iu nënshtrua tre kontrolleve pa sëmundje reumatizmale. Rastet e sinusiteve përpara diagnostikimit të sëmundjes reumatizmale u ndanë në segmente kohe, si: 1-5 vite, 5-10 vite dhe më shumë se 10 vite para diagnostikimit. Në konsideratë u morën faktorë që mund të jenë potencialisht ndikues, të tillë si pesha trupore (IMC), zakoni i tymosjes në kohën e diagnostikimit të sëmundjes reumatizmale, gjinia, raca dhe etnia.

Pra, koha mesatare nga një episod sinusiti dhe diagnostikimi i sëmundjes reumatizmale ishte pak më shumë se 7.5 vjet dhe diagnozat më të zakonshme ishin artriti reumatizmal (688) dhe polimialgjia reumatizmale (610). Historia mjekësore me sinusit e individëve, lidhej me 40% rrezik më të lartë për çfarëdolloj diagnoze të sëmundjes reumatizmale dhe lidhja më e fortë ishte ajo e konstatuar për sëmundjet reumatizmale autoimune sistemike, si sindromi i antifosfolipideve dhe sindromi Sjögren. Sinusiti akut lidhje me 18% më shumë rrezik për artrit reumatoid seronegativ. Lidhja ndërmjet sinusitit dhe shfaqjes fillestare të sëmundjes reumatizmale, ishte më e fortë në 5-10 vitet përpara shfaqjes së simptomave dhe sa më të shpeshta ishin episodet e sinusitit, aq më të mëdha ishin mundësitë për ta zhvilluar patologjinë. Në tërësi, lidhja ndërmjet sinusitit dhe sëmundjes reumatizmale ishte më e fortë te personat që nuk kishin tymosur asnjëherë. "Pavarësisht disa limiteve të kërkimit, rezultatet tona tregojnë një rol të inflamacionit të sinuseve paranazale në paraqitje dhe ndoshta në patogjenezë, të sëmundjes reumatizmale", përfundojnë autorët.

RMD Open 2024. Doi: 10.1136/rmdopen-2023-003622
http://doi.org/10.1136/rmdopen-2023-003622


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>