News

gus132014

Kanceri i prostatës: PSA ul rrezikun e vdekjeve me 21%

Screening për tumorin e prostatës i bazuar në testin e proteinës PSA në gjakë ul rrezikun e vdekjeve në meshkujt e moshës mesatare me 21%.
Këtë na e konfirmojnë rezultatet e një studimi të madhë të kryer në Europë në 162 mijë persona dhe i publikuar në The Lancet, që megjithatë sipas autorëve nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar testimin në shkallë të gjerë. Studimi European Randomised Study of Screening for Prostate Cancer është realizuar që nga viti 1993 në tetë vende evropiane, dhe ka marrë në studim subjekte të moshës 50 deri në 74 vjeç, të cilët i nënshtroheshin testimit PSA çdo katër vjet dhe të tjerë të cilët nuk e kryenin testin. Pas nëntë vitesh, rreziku ishte më pak se 15%, ndërsa pas njëmbëdhjetë shkonte në 21%. Çështja nëse duhen kryer apo jo analiza është debatuar shumë, sidomos për faktin se rreth 60% e tumoreve të gjetura është e tipit beninjë, ndërsa trajtimet kanë efekte anësore që çojnë deri në impotencë. Këto numra janë konfirmuar edhe nga studimet Europian, që thonë se duhen bërë 781 ekzaminime për të shpëtuar një jetë. "Është ende herët për një screening të të gjithë popullsisë - thonë autorët. Ne së pari duhet të gjejmë rrugën për të reduktuar diagnozat e panevojshme duke shmangur biopsitë e panevojshme dhe reduktimin e numrit të testeve të kërkuara (që është ende shumë i lartë) për të patur përfitim për çdo pacient individualisht".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>