News

qer52015

Si i josh Gjermania mjekët e Evropës Lindore dhe Juglindore

tags: Mjekë

Në shumë spitale gjermane specialistët nga vende të tjera janë të mirëpritur, por jo çdo mjeku i jepet e drejta të punojë menjëherë në Gjermani. Aktualisht në këtë vend punojnë rreth 40 mijë mjekë dhe infermierë të huaj. Qendra "Medunited Academy" është e specializuar për ndërmjetësimin e mjekëve jo-gjermanë dhe profesionistëve të tjerë në spitale dhe institucione sociale në Gjermani, të cilët vijnë nga vende të Evropës Lindore e Juglindore, të tilla si: Polonia, Serbia, Rumania, Greqia, Shqipëria, Kosova etj. Arsyeja pse shumë mjekë braktisin vendet e tyre dhe i drejtohen Gjermanisë lidhet me sektorin e ekonomisë të mirë strukturuar, klinikat moderne dhe një shans për të avancuar më tej në profesion. Mjafton të kujtojmë faktin se 5 mijë mjekë dhe infermierë polakë u larguan nga vendi i tyre në tri vitet e para pas anëtarësimit të Polonisë në BE (në 2004-ën) dhe pjesa më e madhe e tyre u vendosën në Gjermani. Të njëjtin fat kanë ndjekur mjekë nga Bullgaria, Serbia, Rumania etj, duke shkaktuar boshllëqe të shumta në këto vende. Kështu p.sh. nëse Serbia ka një popullsi prej 7 milionë banorësh, numri i mjekëve në këtë vend nuk llogaritet më shumë se 22 mijë të tillë. Ndërkohë nga zyra e punësimit në Shqipëri mësohet se mes viteve 2012-2014 kanë arritur të punësohen në Gjermani rreth 170 mjekë dhe infermierë shqiptarë.
Kushtet që duhet të plotësojnë profesionistët e shëndetësisë për t'u punësuar në këtë vend mbeten po të njëjtat. Të mbrojnë gjuhën gjermane në nivelin C1, të dëshmojnë kualitet në aftësitë e tyre si mjekë, dhe nuk do të duhet të paguajnë asnjë lloj tarife pasi shteti gjerman dhe klinikat marrin përsipër akomodimin, biletën e avionit dhe qëndrimin e këtyre mjekëve.
Gjatë një ore mësimi për gjuhën gjermane në qendrën "Lucy Romberg" në Marl, mësuesja Hana Kriese po shpjegon leksionin e radhës. Kursantët janë mjekë nga Rumania, Shqipëria dhe Rusia. Në qendrën e trajnimit në Vestfalinë Perëndimore, ata mësojnë terminologjinë mjekësore dhe praktikohen në situata nga puna e përditshme në spital.
Mjekëve të huaj u jepet ndihmë edhe për të përballuar sfidat me autoritetet e ndryshme në Gjermani: zyrat e të huajve, zyrat tatimore, apo komisionet për provimet mjekësore. "Ne përpiqemi që të organizojmë jo vetëm kurset e gjuhës gjermane dhe t'i ndërmjetësojmë mjekët, por gjithashtu edhe t'i ndihmojmë pak për t'i orientuar në Gjermani", thotë Andreas Bernhardt nga "Medunited Akademy".

Burimi DW

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>