News

qer132015

FSDKSH: Pas ikjes së Becit komandohet Milva Ikonomi

tags: FSDKSH

Pas dorëheqjes së Astrit Becit nga drejtor i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ky institucion do të drejtohet përkohësisht nga zv/ministrja e shëndetësisë, Milva Ikonomi. Një ditë pas ikjes së Becit Këshilli Administrativ i Fondit është mbledhur për të vendosur për personin që do të zërë  përkohësisht vendin e drejtorit të FSDKSH-së. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj duke iu përgjigjur interesit të Farmacist33.al
"Që nga dje Këshilli Administrativ i Fondit ka komanduar zv/ministren e Shëndetësisë, Milva Ikonomi,  për të drejtuar këtë institucion, derisa të kryhen procedurat normale të përzgjedhjes së drejtorit të ardhshëm", është shprehur z.Beqaj.
Ndërkohë lidhur me skandalin e vjedhjes së shumave të konsiderueshme në buxhetin e shtetit janë të arrestuar deri më tani vetëm drejtori i Fondit Rajonal të Tiranës, Pjerin Xhuvani dhe një  nga administratorët e 4 farmacive fiktive Hysni Roci.
Burime nga Prokuroria thonë se janë kontrolluar llogaritë bankare të dy personave kyçë që mendohet se kanë marrë një shumë prej rreth 500 mijë eurosh në vetëm 4 muaj nëpërmjet skemës së rimbursimit të barnave. Por, ekspertët kanë mbetur të surprizuar kur kanë mësuar se llogaritë e tyre bankare ishin boshatisur
Ndërkohë, ditën e premte janë marrë në pyetje disa mjekë të cilët kishin emrin në recetat e lëshuara në mënyrë fiktive. Por, asnjë mjek nuk ka pranuar se ka firmosur, duke provuar se recetat ishin falsifikuar. Burime të Doktor33.al konfirmojnë se hetimi do të zgjerohet edhe më tej, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe të tjera, përfshirë edhe persona të tjerë në rang drejtuesish nga FSDKSH. Fillimi i javës që vjen pritet të sjellë të tjera surpriza në lidhje me skandalin e vjedhjes nëpërmjet skemës së rimbursimit.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>