News

shk32017

Specializimet afatgjata në mjekësi, lista e plotë e kandidatëve, fondi i pyetjeve dhe datat

Këtë vit do të jenë 281 kandidatë të cilët do të konkurrojnë për specializimet afatgjata në Fakultetin e Mjekësisë. Dekanati i këtij fakulteti pasi mori në shqyrtim dosjet e kandidatëve që kishin aplikuar mes datave 17 dhjetor 2016 - 31 janar 2017, shpalli në ditën e djeshme listën paraprake të 112 kandidatëve që i plotësojnë kriteret për t'u përfshirë në konkurrim. Kësaj liste mund t'i shtohen emra të tjerë duke qenë se nuk është përfundimtare. Por janë edhe 169 kandidatë të tjerë të cilët ishin kualifikuar për të konkurruar para se të shtyhej afati i aplikimit deri më 31 janar, kjo për shkak të numrit më të vogël të kandidatëve krahasuar me kuotat e vëna në dispozicion.

Nga 186 kuota gjithsej, vetëm 42 do të jenë të mbuluara, pra që iu japin specializantëve mundësinë për të përfituar rrogë mujore nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme, institucione të cilat i ofrojnë këto kuota.

Fakulteti i Mjekësisë ka publikuar edhe datat, fondin e pyetjeve dhe rregullat përkatëse për pranimin në specializimet afatgjata. Kështu kandidimi do të fillojë më datë 13.02.2017 me intervistën me gojë, ndërsa më 20 shkurt do të jetë provimi i informatizuar. FM ka publikuar fondin prej 5036 pyetjesh, 100 prej të cilave do të jenë pjesë e provimit. Testi i informatizuar që do të zhvillohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve është vendimtar pasi vlerësohet me 70% të pikëve, 20% të pikëve i ka intervista dhe 10% përftohen nga mesatarja. Kandidati që ka më shumë pikë, zgjedh i pari degën për të cilën do të ndjekë studimet e specializuara.

 

Klikoni në fjalët e nënvizuara për të parë listat emërore dhe pyetjet.

 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>