News

maj52017

Talasemia: Në Shqipëri lindin ende bebe të sëmura, plotësohet vetëm 1/3 e nevojës për gjak  

tags: Talasemi

Në datën 8 maj është dita ndërkombëtare e Talasemisë, por ndonëse jemi në vitin 2017 dhurimi vullnetar mbetet ende në nivele të ulëta. Ndërkohë që çdo vit lindin 5-6 fëmijë me këtë sëmundje të gjakut, talasemia mund të parandalohet ende pa u ngjizur bebja. Mjafton thjesht një analizë gjaku e të dy partnerëve.

Një person me talasemi mund të ketë nevojë  deri dhe dy herë në javë për transfuzion gjaku, por jo gjithmonë ata arrijë ta kryejnë këtë proces për shkak të mungesës së gjakut në bankën e gjakut. Në  Bankën e Gjakut thonë se çdo vit shtohen nga 100 individë të cilët dhurojnë gjak, çka e çon numrin e dhurimeve në 3 mijë.

Për të përballuar apo furnizuar me gjak rreth 500 persona që vuajnë nga talasemia duhen të paktën 10 mijë dhurime në vit. Dhurimet e familjarëve janë rritur por ato shkojnë kryesisht për operacione të të afërmve të tyre. Sipas mjekëve, gjaku i dhuruar është më i preferuar për transfuzion pasi është dhe më i sigurt. Dhe drejt tyre synohet të shkohet me qëllim që të mos ketë më dhurime me pagesë.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>