News

kor42017

"Harriet" pushtojnë plazhet. Ekspertët: Transmetojnë sëmundje, por në Shqipëri nuk ka program parandalimi

Insekti që njihet me emrin "harrie" në gjuhën popullore, i shfaqur masivisht këtë vit në Divjakë është   shndërruar në problem shqetësues për pushuesit. Nga pickimi i tyre qytetarët janë mbushur me puçrra të mëdha në lëkurë të shoqëruara këto me kruarje. Ekspertët thonë se nuk janë të rrezikshme për sa kohë nuk transmetojnë sëmundje infektive, pasi sëmundja që ato përhapin nuk është në Europë. Specialistja  e ISHP-së, Enkelejda Dikolli, sqaron për Doktor33 se ky insekt ka ekzistuar edhe më parë, por tani densiteti i tyre është shtuar shumë. 
"Janë simolite apo harrie, një insekt që është shfaqur shumë agresiv. Ato janë të vogla, në ngjyrë të zezë që pickojnë dhe nuk duken. Por pasojat janë shqetësuese dhe bezdisëse pasi shkaktojnë kruarje dhe shenjat zgjasin nga 48 orë deri në 3 javë", thekson Dikoli.
Pëveç se në Divjakë, harriet këtë vit janë ndeshur edhe në Shirokë, Lezhë, Orikum e Tropojë, pasi ato zhvillohen në ato zona ku ka ujë të rrjedhshëm. Zhvillimi i tyre fillon që në muajin mars, por pikun e arrijnë në qershor dhe fluturojnë në turmë.
Qytetarët rekomandohet të përdorin kremra apo spray që gjenden në farmaci posaçërisht për largimin e insekteve. Por nga ana tjetër të evitojnë orët e pikut kur qarkullon ky insekt, kryesisht kur freskon pak. Ato fluturojnë në turmë"
Për këtë insekt ka pak njohuri në vendin tonë. Pikërisht për këtë, një grup specialistësh së bashku me ekspertë të huaj janë në Tropojë për të monitoruar situatën atje dhe nëpërmjet një studimi të mund të ngrihet një program dezinsektimi ashtu sikurse edhe për mushkonjat.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>