News

pri102018

Autoritetet japin alarmin: Në qarkullim, gonorreja që u reziston trajtimeve!

Për herë të parë, një rast me sëmundjen e gonorresë ka shfaqur rezistencë shumë të lartë ndaj azitromicinës dhe ceftriaxone-s, si dhe ndaj antibiotikëve të tjerë që përdoren zakonisht për trajtimin e sëmundjes, gjë që ka shqetësuar së tepërmi ekspertët britanikë të shëndetit publik.

Pacienti që ka shfaqur sëmundjen, një mashkull që mendohet se e ka marrë sëmundjen nga një grua gjatë udhëtimit të tij në Jug të Azisë, ka kërkuar trajtim pas kthimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të vitit dhe, pasi trupi i tij ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve standard, tashmë po trajtohet me ertapenem, në rrugë endovenoze. Në një raport mjekësor, funksionarët thonë se një partnere e pacientit në Mbretërinë e Bashkuar ka rezultuar negative nga infeksioni.

Gjithashtu, është ngritur një grup pune për të koordinuar hetimet dhe ndjekjen e kontakteve të tjera seksuale dhe për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së këtij çepi të gonorresë. Ndonëse ky rast ka tërhequr shumë vëmendje, profesionistët nuk e quajnë kaq të papritur ngjarjen.

"Janë sinjalizuar në të gjithë botën disa raste rezistence ndaj azitromicinës dhe ceftriaxone-s, ndaj e dinim se herët a vonë do të ishte shfaqur ky problem. Ai nuk është edhe aq befasues. Fakti që ka të bëjë me udhëtimet është pak a shumë e parashikueshme, sepse këto raste lëvizin në të gjithë botën shumë shpejt dhe lehtësisht, siç kemi parë në shumë infeksione të tjera rezistente ndaj barnave", thotë Richard Stabler (Shkolla e Higjienës dhe e Barnave Tropikale në Londër), i cili shton: "Siguri të mjaftueshme na jep fakti që ky rast nuk ka kaluar pa u vënë re, sepse kur situata të tilla nuk vihen re, mund të përhapen, para se të vihet nën kontroll infeksioni".
Sipas vlerësimeve zyrtare, çdo vit, në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën 5000 vdekje shkaktohen nga infeksione që janë shndërruar në rezistente ndaj antibiotikëve aktualë.

Stableri ka gjetur rastin për t'u kujtuar mjekëve të mjekësisë së përgjithshme që, në raste dyshimi për gonorre, t'i dërgojnë pacientët e tyre në shërbimet e mjekësisë gjenito-urinare për trajtim, duke nënvizuar se u duhen kërkuar informacione pacientëve që dyshohen për gonorre në lidhje me udhëtimet e fundit, veçanërisht në Juglindjen aziatike.

 

Health Protection Report
https://www.gov.uk/government/publications/multi-drug-resistant-gonorrhoea-in-england-2018


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>