News

maj222018

FSDKSH-ja shkurton 163 punonjës. Vetëm në QSUT janë 36

tags: QSUT, FSDKSH

36 punonjës kanë marrë tanimë njoftimin për largimin nga puna nga zyrat e FSDKSH-së që funksionon brenda qendrës spitalore "Nënë Tereza".

Suzana Tahiraj është një prej të pushuarave që thotë se është njohur me këtë vendim: "Kam 15 vjet që punoj këtu. Edhe për 10 muaj unë dal në pension. Na thanë që do rishikohet kontrata se ka ristrukturim", shprehet zonja Tahiraj.

Burime nga FSDKSH-ja thonë se po bëhet një ristrukturim i zyrave të Fondit pasi ka pasur një rritje artificiale të numrit të të punësuarve. Në të gjitha zyrat e FSDKSH-së janë shkurtuar 163 vende pune, shprehen për Doktor33, burime të FSDKSH-së. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, thuhet se gjithashtu, kishte mospërputhje mes përshkrimit të punës dhe pozicioneve të krijuara, çka bënte që shumë pozicione të mos kishin ngarkesë reale pune dhe që struktura të rëndohej artificialisht.

Për këto arsye, u rishikua struktura dhe numri i punonjësve me vendim të Këshillit Administrativ të datës 25.09.2017.

Nga ana tjetër, FSDKSH-ja garanton se me këtë ristrukturim, jo vetëm nuk është cenuar shërbimi ndaj qytetarëve, por struktura është më efikase, pasi nuk ka më mbivendosje funksionesh.

"Në kuadër të ristrukturimit, një pjesë të funksioneve të drejtorisë së Fondit në QSUT i kanë kaluar drejtorisë qendrore", thuhet në deklaratë.

 

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>